E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Premier League, Chelsea do bomberin Kun Aguero për sulmin

Sergio Aguero është një objektiv i mundshëm për Chelsea-n. Për sulmuesin e Manchester City-t thuhet se do që të qëndrojë në Premier League edhe nëse largohet nga skuadra e Pep Guardiolës këtë verë.

Ka qenë një sezon i keq për Agueron me dëmtime, Covid-19 dhe mungesë të formës, që do të thotë se ai ka qenë larg kulmit të tij të zakonshëm për City-n.

32-vjeçari ka startuar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar vetëm tre gola, me golin e tij të parë në Premier League që erdhi fundjavën e kaluar kundër Fulhamit.

Kontrata e Agueros skadon në fund të sezonit, kur ai mund të largohet falas, dhe me Guardiolën që thuhet se ka një sulmues në krye të listës së tij të dëshirave verore, mund të jetë fundi i 10 viteve të Agueros në Etihad.

Sipas ‘Times’, megjithatë, mund të mos nënkuptojë kjo dhe fundin e kohës së tij në Angli, teksa gazeta raporton se ish sulmuesi i Atletico Madrid-it është i gatshëm të qëndrojë në ishull me një klub tjetër.

‘Daily Mail’ thotë se Chelsea është  i interesuar për sulmuesin, pasi e ka dashur dhe më parë atë dhjetë vite të shkuara kur u largua nga La Liga.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...