Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do të vazhdojë BE-ja të mbështesë “liderët e fortë”?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A do të vazhdojë BE-ja të mbështesë “liderët e fortë”?

Nga: Florian Çullhaj

Gjatë viteve të fundit, BE-ja, për hir të stabilitetit në rajon, ka dëmtuar demokracitë e brendshme në disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur të ashtuquajturit “liderë të fortë”. Tashmë po shfaqet gjithnjë e më qartë që kjo qasje nuk funksionon, sepse këta liderë, edhe pse mund të përcjellin stabilitet në nivel rajonal, në nivel lokal ata prodhojnë vetëm destabilitet. Për rrjedhojë, sfida më e rëndësishme për BE-në duhet të jetë rishikimi i sjelljes së saj me këtë kategori liderësh, që haptazi po tronditin sundimin e ligjit në shtetet ku qeverisin.

Këta liderë gëzojnë vëmendje dhe mbështetje nga BE-ja, por dalëngadalë dhe në mënyrë të heshtur dëmtojnë institucionet e pavarura dhe mediat në shtetet e tyre përkatëse. Rasti i Maqedonisë së Veriut është më përfaqësuesi mbi këtë fenomen. U deshën më shumë se dy vjet, ndërkohë që të gjithë dëgjonin regjistrimet e një qeverie të korruptuar që spiunonte qytetarët e saj dhe që u bënte presion gjykatave dhe mediave, që BE-ja të ndërgjegjësohej se “lideri i fortë”, Nikola Gruevski, nuk ishte më faktor stabiliteti, por destabiliteti në Maqedoninë e Veriut.

BE-ja dhe faktori ndërkombëtar u treguan indiferentë me natyrën e tyre garantiste, stabilokratike dhe nën qasjen klasike të mbrojtjes së institucioneve. Por ndryshimi erdhi së brendshmi! Ishte shoqëria civile dhe partitë e opozitës që mbajtën peshën më kryesore të nxjerrjes në pah të problemit akut me demokracinë dhe me zbatimin e parimeve liberale. Përkatësisht, edhe në Shqipëri presioni për më shumë demokraci dhe sundim të ligjit duhet të vijë së brendshmi, prej gjithkujt që ndihet i shtypur politikisht dhe ekonomikisht, i papërfaqësuar nga kjo mazhorancë kaq arrogante. Në anën tjetër, duhet kuptuar se, pas zgjedhjeve në BE dhe situatave të brendshme politike hiperheterogjene të secilit vend anëtar, afrimi me BE-në nuk është më një garanci e rritjes së cilësisë së demokracisë në vend. Konsolidimi demokratik i vendit, jo domosdoshmërish është në sintoni me integrimin europian.

Shembull për këtë është raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë. Pavarësisht skandaleve flagrante me përgjimet dhe përfshirjen direkte të pakontestueshme të politikanëve të lartë në bashkëpunim me bandat, për shitblerjen e votës, djegien e mandateve nga opozita bash për këtë fenomen dhe pozicionimin absurd i pushtetit të akuzës, duke e lënë të lëngojë në agoni hetimin e kësaj çështjeje kaq delikate, raporti i komisionit shprehet mbi këto fenomene si më poshtë vijon:

“Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në axhendën e saj të reformave në BE gjatë gjithë periudhës raportuese. Polarizimi i fortë vazhdon në sferën politike. Veprimtaritë parlamentare u prekën nga një bojkot i zgjatur nga partitë e opozitës, të cilat më pas dorëzuan edhe mandatet e tyre parlamentare në shkurt të vitit 2019. Më shumë se gjysma e mandateve të dorëzuara parlamentare tani janë ricaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kuorumi për funksionimin e plotë të Parlamentit është arritur. Partitë kryesore të opozitës vendosën të mos regjistrohen për zgjedhjet lokale, të cilat planifikohen të bëhen më 30 qershor 2019. Mospjesëmarrja e partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht në përpjekjet për një reformë zgjedhore dypalëshe, pavarësisht nga përpjekjet e shumicës për të ecur përpara. Partitë e opozitës duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike”.

Ky raport nuk ka nevojë për shumë koment, sepse duket qartë që “fajin e ka opozita”. Por pyetja që shtrohet këtu është se çfarë mësimi duhet të nxjerrim nga ky raport dhe nga qasja e përgjithshme e BE-së mbi Shqipërinë dhe mbështetjen që ajo ka për “liderët e fortë”?

Pavarësisht këtij pozicionimi të BE-së, nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga integrimi. Përkundrazi, duhet të kuptojmë një herë e mirë se transformimi drejt shoqërive demokratike, pluraliste duhet të vijë së brendshmi. Nën shembullin e Maqedonisë së Veriut, duhet t’ua bëjmë të qartë me çdo mjet demokratik, BE-së dhe faktorit ndërkombëtar, së Edi Rama nuk është më faktor stabiliteti në Shqipëri, por destabiliteti. Si i tillë, ai duhet të japë dorëheqjen, që t’i garantojë vendit stabilitet dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme për rilegjitimim politik, sepse në kuadër të zhvillimeve të fundit të dala nga gazeta BILD nuk ka më asnjë alibi justifikuese për situatën anormale politike në vend. Tashmë është e qartë si kristali se ai është arkitekti i saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij.

Si përfundim, fenomeni i ndikimit të krimit të organizuar duhet të largohet njëherë e përgjithmonë nga fushatat elektorale dhe nga projektet politike në Shqipëri, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni janë forcat më të rrezikshme që sulmojnë jetën demokratike të vendit. Heshtja dhe mosreagimi i BE-së në këtë moment të gjendjes së jashtëzakonshme politike që po kalon Shqipëria është e habitshme dhe e përforcon edhe më shumë bindjen se ndryshimi duhet të vijë prej së brendshmi./ Gazeta Liberale

 

Tags: beFlorian Çullhajlideret

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
“Kriza nuk zgjidhet me shtyrje zgjedhjesh”/ Salianji del hapur kundër aleatëve të Bashës

"Kriza nuk zgjidhet me shtyrje zgjedhjesh"/ Salianji del hapur kundër aleatëve të Bashës

Dosja “339”, shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën mbi shit-blerjen e zgjedhjeve

Dosja “339”, shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën mbi shit-blerjen e zgjedhjeve

Abuzimi ndaj fëmijëve, sociologia thirrje prindërve: Kujdes, edhe ju jeni fajtorë!

Abuzimi ndaj fëmijëve, sociologia thirrje prindërve: Kujdes, edhe ju jeni fajtorë!

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Gara për kreun e ri të SPAK çon ambasadorin e BE në zyrat e Qeverisë së Prokurorëve: Do e ndjekim nga afër të gjithë procesin!
Politikë

Gara për kreun e ri të SPAK çon ambasadorin e BE në zyrat e Qeverisë së Prokurorëve: Do e ndjekim nga afër të gjithë procesin!

by mirseda
13:02 | 10/09/2025
0

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka qenë këtë të mërkurë në zyrat...

Paskuqan/ Plagosi dy vëllezërit e tij me thikë, arrestohet 29-vjeçari

Paskuqan/ Plagosi dy vëllezërit e tij me thikë, arrestohet 29-vjeçari

12:26 | 10/09/2025
GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake për Metën

GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake për Metën

12:20 | 10/09/2025
Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

11:43 | 10/09/2025
Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

11:02 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com