Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A do të mundet Xho Bajden ta ndërtojë “aleancën e demokracisë”?

5 vjet ago
in Bota
A do të mundet Xho Bajden ta ndërtojë “aleancën e demokracisë”?

Nga Burhanettin Duran “Daily Sabah”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden ka ardhur sërish në Evropë me një mesazh të qartë:“Amerika është kthyer si lidere në skenën botërore!” Turi i tij 1-javor ka në fokus takimet me udhëheqësit e tjerë perëndimorë, dhe diskutimin me ta të mënyrave për të forcuar aleancën trans-atlantike.

Po ashtu Bajden do të angazhohet në një gamë të gjerë negociatash në lidhje me Rusinë dhe Kinën, dhe do të promovojë idenë e solidaritetit midis demokracive. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku mund të çojë në terma konkretë ky ligjërim i ri mbi “demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, të cilin amerikanët e shpikën për të mbrojtur interesat e tyre strategjike.

Edhe pse zyrtarët amerikanë të të gjitha niveleve, u bëjnë vazhdimisht jehonë “vlerave perëndimore”, vështirë se dikush pret që shtetet evropiane (sidomos Gjermania) të bëhen pjesë e këtij ligjërimi duke dëmtuar interesat e tyre.

Në të njëjtën kohë me fushatën e Uashingtonit, Gjermania arriti që të vazhdonte e qetë projektin e gazsjellësit të përbashkët me Rusinë “Nord Stream 2“, pa sanksione të tjera nga SHBA, çka sugjeron që theksi i amerikanëve mbi “demokracinë” nuk vlen për të gjitha situatat. Më së paku është e qartë se amerikanët do ta zbatojnë atë në mënyrë selektive.

Kërcënimi i Kinës

Pavarësisht qasjes së SHBA-së, evropianët duket se nuk kanë gjasa që ta pranojnë menjëherë se Kina paraqet një kërcënim afatgjatë për ta, ashtu siç pretendon Uashingtoni, dhe të veprojnë në përputhje me qasjen e re.

Për më tepër, mbetet ende e paqartë se sa solidaritet do të ketë realisht midis anëtarëve të Bashkimit Evropian pas largimit të pritshëm të Angela Merkel nga posti i kancelares së Gjermanisë në shtator. Kjo nuk do të thotë që BE-ja do të bëhet më pak domethënëse.

Por dalja në pension e Merkel, dhe fakti që presidenti francez Emanuel Markon, që nuk ka lënë gjurmën që do të dëshironte në arenën ndërkombëtare, përballet me zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, do të ketë një ndikim thelbësor në politikën evropiane.

Bashkimi Evropian, që nuk ka qenë asnjëherë pro-aktiv në lidhje me politikën e jashtme, do të merret kryesisht me problemet e veta të brendshme. Qeveritë evropiane duket se janë të përqendruara të kujdesen për punët e tyre. Evropa Lindore ka përjetuar qasjen agresive të Rusisë në krizën e Ukrainës.

Kremlini paralajmëron, pa asnjë lloj sigurie, se e sheh si një kërcënim zgjerimin e NATO-s në lindje. Shtetet e Bashkuara, të cilat duhet të përballen me rritjen e Kinës në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, duhet të përgatiten edhe për skenarin e mundshëm ku Moska mund të punojë më ngushtë me Pekinin. Rusët e kanë shfrytëzuar këtë të fundit si një mjet për të rritur pazarin.

Perspektiva ballkanike

Shtetet e rajonit të Ballkanit duhet të përballen me realitetin e një dobësimit të ndikimit të Gjermanisë dhe rritjen e influencës së Rusisë. Në sfondin e kësaj të fundi, Turqia, një fuqi rajonale, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në rajon.

Tek e fundit, janë fuqitë rajonale ato që përfundojnë duke mbushur vakuumin e pushtetit të lënë pas nga fuqitë e mëdha. Kjo është arsyeja e interesit në rritje për Turqinë nga Evropa Lindore, Deti i Zi, Ballkani, Kaukazi dhe Azia Qendrore. Edhe rritja kohët e fundit e interesit për armët turke pasqyron të njëjtën ndjenjë.

Duke iu rikthyer diskursit të “demokracisë dhe të drejtave të njeriut” të Uashingtonit, të gjithë janë tashmë të njohur me kritikat e administratës Bajden ndaj Turqisë. Por administrata amerikane nuk duhet të veprojë bazuar në këto pika tashmë të njohura të bisedimeve.

Nuk është ndonjë sekret që ka ndryshuar natyra e marrëdhënies së Turqisë me aleancën perëndimore. Ndërkohë, nuk duhet të harrojmë se Perëndimi e ka braktisur Turqinë, ndërsa që nga viti 2013 po merret me efektet anësore të luftës civile siriane dhe me çështjet e tjera rajonale.

Madje disa aleatë të NATO-s u detyruan t’i kërkonin falje Ankarasë për përgjigjen e tyre të menjëhershme ndaj përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016. Turqia, e cila po lufton kundër 3 organizatave terroriste, ISIS, PKK dhe grupimit terrorist të gylenistëve (FETÖ), është një demokraci që lufton për vlerat dhe sigurinë e saj.

Padyshim, që ka shumë për të thënë në lidhje me konsolidimin e demokracisë. Por duke kujtuar valën e racizmit, ekstremizmit të djathtë dhe krimeve të urrejtjes që shkaktuan në Evropë ISIS dhe kriza e refugjatëve, është e qartë se Turqia trajtoi me shkathtësi shumë prej këtyre problemeve serioze.

Gjatë 2 dekadave të fundit, Turqia i zgjidhi përmes zgjedhjeve trazirat e saj të brendshme. Në këtë aspekt,nëse Uashingtoni synon të zhvillojë një politikë të mirëfilltë dhe konkrete,Turqia, një anëtare e fortë e aleancës trans-atlantike, duhet të përfshihet në “solidaritetin e Joe Biden midis demokracive”.

Askush nuk duhet të presë që Turqia ta humbasë interesin e saj kombëtar në favor të  bisedave që përmenden shpesh por që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Përshtatur për Tirana Today

Tags: bashkimi evropianBidendaily sabah

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
Ju kanë vjedhur Facebook-un? Ekspertja tregon sekretin e fjalëkalimit

Ju kanë vjedhur Facebook-un? Ekspertja tregon sekretin e fjalëkalimit

Rashiti: Java e ardhshme, vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti e pyet përballë "Kur do ta njohësh Kosovën?" Vuçiç i jep përgjigjen

Champions/ Shorti i plotë i raundit të parë. Uzuni mund të presë Prishtinën

Champions/ Shorti i plotë i raundit të parë. Uzuni mund të presë Prishtinën







JU REKOMANDOJMË

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

by mirseda
08:54 | 14/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 18-vjeçare është vetëplagosur me...

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com