Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do ta dobësojë Vladimir Putinin martizimi i Aleksei Navalnit?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A do ta dobësojë Vladimir Putinin martizimi i Aleksei Navalnit?

Nga: Owen Matthews “The Spectator”

Lideri i opozitës ruse Alekei Navalni u martirizua në një sallë gjyqi të mbushur me gazetarë dhe diplomatë perëndimorë. Një gjykatës në Moskë u bë i famshëm kur e shndërroi në dënim me kusht me 2 vjet dhe 8 muaj burg për mashtrim,arsyetimin se Navalnin kishte munguar në seancat e lirimit me kusht, duke e hedhur poshtë si joserioz justifikimin e tij, se në atë kohë ai ndodhej në gjendje kome në një spital të Berlinit, e shkaktuar nga agjenti nervor Noviçok.

Në një farë mënyre, Navalni ka arritur atë që synonte. Dy javë protesta në rrugë në 85 qytete në mbarë Rusinë, pasuan arrestimin e tij pas një rikthimi vullnetar në vend, pasi u kurua për disa muaj në një spital gjerman. Kjo ishte sfida më e rëndë politike ndaj autoritetit të Putinit që nga rikthimi i tij në presidencë në vitin 2012.

Dhe falë internetit, mesazhi i Navalnit ka mbërritur tek shumë më tepër rusë sesa mund të shpresojë çdo media e kontrolluar nga Kremlini:videoja e tij që flet në detaje mbi pronësinë dhe ambientet e brendshme të pallatit privat të Putinit buzë Detit të Zi me një kosto 1.37 miliard dollarë, është parë mbi 100 milion herë.

Në parim, Navalni nuk gabon:pushteti i njerëzve mund dhe ka punuar edhe më herët në Rusi. Unë isha në Sheshin e Pallatit në Shën Petersburg më 21 gusht 1991, kur qyteti u mbush me qindra mijëra njerëz që protestuan kundër grushtit të shtetit që e përjashtoi përkohësisht Mikail Gorbaçovin.

Udhëheqësit e opozitës – përfshirë shefin e atëhershëm të Putinit, kryetarin e bashkisë së qytetit Anatoli Sobçak – mbajtën fjalime të pasionuara. Policia nuk ishte askund. Regjimi sovjetik ishte qartazi i lëkundur, pa miq, i diskredituar dhe i frikësuar.

Kishte një atmosferë se e ardhmja i përkiste masave revolucionare, ashtu siç ndodhi në të njëjtat rrugë në shkurtin e vitit 1917. Por fakti është aty:Edhe pse është e dhimbshme të theksohet, dhjetëra mijëra rusë që kanë dalë në mbështetje të Navalnit nuk janë të mjaftueshëm për të arritur ndryshimin, apo edhe për t`a kërcënuar seriozisht pushtetin aktual të Putinit.

Nuk janë as afër atij momenti. Lideri autoritar bjellorus Aleksandër Llukashenko, mbetet në detyrë pavarësisht qindra mijëra protestuesve që dalin në rrugë, javë pas jave që nga vera e vitit të kaluar. Dhe kjo në një vend me një popullsi 18 herë më të vogël se Rusia. Revolucioni i Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, pati sukses vetëm pas 94 ditë përleshjesh në rrugë që arritën kulmin me djegien e barrikadave dhe vdekjen e mbi 100 njerëzve pasi policia hapi zjarr ndaj protestuesve.

Duke llogaritur ushtrinë ruse (1.1 milion njerëz), Gardën Kombëtare (340.000 njerëz) dhe Ministrinë e Brendshme (930.000 njerëz), Putini komandon një ushtri prej 2.37 milion njerëzish të armatosur deri në dhëmbë.

Rusia do të nisë të ndryshojë vetëm kur Navalni të fillojë të bindë, jo vetëm mbështetësit e tij liberalë urbanë, por edhe policët në anën tjetër të barrikadës, se diçka në Kremlin është kalbur. A e bën ky realitet dëshpërues Navalnin një shenjtor apo një budalla?

Shumica e miqve të mi të Moskës besojnë se vetë-sakrifica e Navalnit ka ndezur një shkëndijë shprese, duke frymëzuar një brez të rinjsh rusë që rrezikojnë arrestimin dhe rrahjen nga policia për të demonstruar kundër regjimit. “Protesta nuk ka të bëjë me revolucionin”-thotë gazetari Mikail Zigar.

“Ajo është një vetë-shprehje normale e njerëzve që e vlerësojnë lirinë dhe respektin për veten”- shton ai. Ndjenjat e tyre kanë bërë jehonë në të gjithë shtypin perëndimor, shkroi në“The Guardian” Rafael Behr. Sipas tij, Navalni ka sjellë “një ndryshim” në qëndrimin e rusëve.

Më kujtohet koha kur mbuloja gjyqin e dytë të oligarkut Mikail Kodorkovski, i burgosur në vitin 2003 pse guxoi t`a kundërshtonte Putinin, dhe i ri-gjykuar me akuza edhe më absurde në vitin 2009 ndërsa po afrohej fundi i dënimit të parë.

Narrativa liberale e shtypi opozitar moskovit por edhe atij perëndimor në atë kohë, ishte se Putini kishte frikë nga Kodorkovski, se nëse lirohej do të shndërrohej në një ikonë të opozitarizmit në Rusi. Shumë aktivistë rusë më thanë atëherë se martirizimi i Kodorkovskit, u kishte dhënë një forcë të pathyeshme morale, që do t`a shndërronte atë në pushtet politik.

Atëherë, ashtu si tani, dëgjova njerëz të thoshin se rusët e duan dhe e respektojnë një njeri që nuk ka frikë të përballet me Kremlinin, edhe me koston e jetës dhe lirisë së tij. Por kur Kodorkovski u lirua në prag të Lojërave Olimpike të Soçit në vitin 2014, ai u tërhoq në jetën e tij private në Londër.

Fondacionet e tij mbeten aktive në mbështetjen e shtypit të pavarur në Rusi, por Kodorkovski nuk u bë kurrë një figurë serioze politike, dhe aq më pak një rival i Putinit. “Kjo është pikërisht arsyeja pse u rikthye Navalni. Nuk mund të jesh një udhëheqës i opozitës nga mërgimi në Gjermani!”-më shkroi një akademik i vjetër nga Moska javën e kaluar.

Ndoshta kjo është e vërtetë. Por siç e dëshmoi rasti i Kodorkovskit, nuk mund të jesh as nga burgu një udhëheqës i opozitës. Kjo është keqardhja e vërtetë e burgosjes së Navalnit.

Gjatë 2 fundjavave të protestave, Putini përdori dhjetëra mijëra policë për shtypjen e tyre duke arrestuar mbi 9.000 njerëz. Me Navalnin e heshtur në burg, a do të vazhdojnë ndjekësit e tij ritualin e protestës dhe arrestimeve pa fund, apo do të heqin dorë?

Deri në dënimin e së martës, ata të paktën kishin shpresuar se veprimet e tyre ndoshta mund t`a shpëtonin heroin e tyre. Tani që Navalni është përfundimisht në burg, protestat e mëtejshme mund të jenë vetëm një shprehje e zemërimit. A kanë sinjalizuar ato fillimin e fundit të regjimit të Putinit?

Rusia e Putinit ende sot është shumë larg atij momenti. Derisa ushtarët dhe marinarët proverbialë revolucionarë të mos shfaqen në mesin njerëzve që bërtasin kundër regjimit, rituali i protestave, dhunës policore dhe arrestimeve masive mund të ketë vetëm një fitimtar. Mënyra e vetme reale për t`a rrëzuar Putinin sot është t`a privosh atë nga baza e tij elektorale, duke filluar me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por për t`a bërë atë në mënyrë efektive opozita ka nevojë për një udhëheqës, për hetime të mirë-dokumentuara të vjedhjeve zyrtare dhe korrupsionit, si ato që realizonte Navalni. Por ai zë tashmë është shuar. Ai ka zgjedhur një rrugën me heroike mbi atë më të zgjuar. Trimëria e tij e jashtëzakonshme personale, i ka dhënë pa dyshim një autoritet të madh moral midis mbështetësve të tij në Rusi dhe në të gjithë botën. Por realiteti është se opozita ruse ka fituar një martir, por ka humbur një udhëheqës efektiv.

Burimi i lajmit: https://spectator.us/topic/navalny-martyr-waken-putin

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aelexei navalnyrusivladimir putin

TË LIDHURA

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja
Bota

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

16:40 | 10/06/2025
I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres
Bota

I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres

14:41 | 10/06/2025
Irani: Kemi ekzekutuar nëntë anëtarë të grupit Shteti Islamik për sulmin e 2018-ës
Bota

Irani: Kemi ekzekutuar nëntë anëtarë të grupit Shteti Islamik për sulmin e 2018-ës

14:28 | 10/06/2025
Next Post
Serbia arreston tifozë të futbollit, dyshohen për vepra kriminale

Serbia arreston tifozë të futbollit, dyshohen për vepra kriminale

Edi Rama, mes mëkatit të ligjit dhe detyrës së moralit

Një lojë me pesë emra, në cilin xhep është çelësi i Kryeministrit

Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse shtohen të infektuarit

Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse shtohen të infektuarit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Shqipëri Letoni pesë herë pa fitues kush do e thyejë barazinë
Sport

Shqipëri Letoni pesë herë pa fitues kush do e thyejë barazinë

by mirseda
19:11 | 10/06/2025
0

Në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Letonisë, asnjëra skuadër nuk ka arritur të dalë fituese në...

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Japoni

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Japoni

19:07 | 10/06/2025
22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

19:03 | 10/06/2025
Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak

Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt, tension në Këshillin Bashkiak

18:50 | 10/06/2025
Romancë e re për Sarën, ndjekësit të habitur nga fotoja

Romancë e re për Sarën, ndjekësit të habitur nga fotoja

18:29 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com