Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

A do përsëritet marrëveshja Rama-Basha? Flet kreu i PD-së

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
A do përsëritet marrëveshja Rama-Basha? Flet kreu i PD-së

Lulzim Basha ka folur për Rai News lidhur me djegien e mandateve parlamentare. Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë për bashkëpunim me krimin, ndërsa ka shtuar se opozita nuk ka kërkuar kurrë dhunë dhe se djegia e mandateve ishte një masë ekstreme në kushte ekstreme.

Ai është pyetur edhe nëse do ketë një marrëveshje me Ramën, duke iu referuar asaj të 18 majit 2017, duke mohuar se do të ketë marrëveshje me kryeministrin.

“Ky është një akt ekstrem, ne nuk presim përgëzime por ne urojmë vetëm një gjë, standardet dhe vlerat e demokracisë europiane dhe amerikane. Në Europë kur një kryeministër kapet duke vjedhur rezultatin e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe kjo është transmetuar publikisht në mediat ndërkombëtare, ajo qeveri duhet të largohet dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka deklaruar Basha për RaiNews.

Ka pasur një deklaratë të kryeministrit që thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen…

Tregon vetëm se Rama përdor shantazhin dhe korrupsionin për të blerë anëtarët e opozitës. Tregon vetëm se sa parlamenti dhe demokracia nuk janë funksionalë në Shqipëri.

Keni takuar ambasadoren gjermane dhe përfaqësues të BE, OSBE. Çfarë është diskutuar në këto takime?

Mesazhi im është shumë i qartë për të gjithë miqtë e Shqipërisë. Kjo është një Parti që lindi me ëndrrën për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe ne luftojmë për vlerat europiane ne luftojmë për demokracinë për ndarjen e pushteteve, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa këto nuk ka të ardhme për vendin tim, nuk ka të ardhme europiane dhe nuk ka të ardhme për shqiptarët. I kërkoj miqve tanë të kuptojnë se kjo masë ekstreme është marrë në kushte ekstreme

Dhe i kërkoj atyre të mos kërkojnë nga populli shqiptar diçka që ata nuk do e pranonin kurrë.

Shumë thonë se duket se historia do të përsëritet edhe në 2017 kishte shumë protesta dhe më pas një marrëveshje mes jush dhe Edi Ramës, dhe thonë se kjo histori do të përsëritet. Është kështu?

Jo për një arsye të thjeshtë, sepse Rama nuk e ka respektuar asnjëherë atë marrëveshje.

Rama është kapur nga organi i akuzës në Shqipëri në përgjime që janë publikuar nga media ndërkombëtare në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar për të intimiduar zgjedhësit dhe për të blerë vota, çka solli një parlament që nuk është rezultat i vullnetit të popullit por është diktuar nga krimi i organizuar.

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Dorëzohen mandatet, opozita nuk ka asnjë deputet/DW: S’mund të transmetojmë Live, ndërprenë internetin

Dorëzohen mandatet, opozita nuk ka asnjë deputet/DW: S'mund të transmetojmë Live, ndërprenë internetin

Braçe sulmon Kryemadhin e Bashën me foton e Papës: Zoti ruan, nuk rruan

Braçe sulmon Kryemadhin e Bashën me foton e Papës: Zoti ruan, nuk rruan

Basha para mbështetësve: Dorëzuam mandatet, nga sot jemi qytetarë të thjeshtë

Basha para mbështetësve: Dorëzuam mandatet, nga sot jemi qytetarë të thjeshtë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com