Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aeroporti i Rinasit “shpërfill” Konkurrencën, nuk lejon taksitë e tjera të marrin pasagjerë, nisin hetimet e thelluara

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Aeroporti i Rinasit “shpërfill” Konkurrencën, nuk lejon taksitë e tjera të marrin pasagjerë, nisin hetimet e thelluara

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës së sotme (13 shtator 2023) ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj Tirana International Airport SHPK dhe ndërmarrjes Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Mësohet se hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janari 2022 deri më 15 tetor 2023.

Vendimi i datës së sotme, vjen pasi “Konkurrenca” konstatton se sjella e TIA mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër.

Më 24 maj 2023 “Konkurrenca” vendosi që të lejojë të gjitha taksitë e pajisura me licencë që të marrin pasagjerë nga edhe për në aeroportin e Rinasit.

Si duket kjo nuk është zbatuar nga Aeroporti i Riansit.

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 13.09.2023, me Vendimin nr. 1013, datë 13.09.2023, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK dhe ndërmarrjes Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 15 tetor 2023.

Pavarësisht se ndërmarrja TIA ka zbatuar VKK nr. 987, datë 24.05.2023 “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, fakti që deri në momentin e konstatimit nga Autoriteti i Konkurrencës ndërmarrja Tirana International Airport SHPK ka vendosur në zonën e jashtme të mbërritjeve (ose ndryshe zona Kiss&Fly) tabelën me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, si dhe nuk ka lejuar ofrimin e shërbimit dhe taksive të tjera që operojnë në treg, brenda territorit të Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, i cili për nga vet natyra është një facilitet esencial për kryerjen e transportit ajror si dhe kjo ndërmarrje është poseduese dhe administruese e vetme e infrastrukturës dhe faciliteteve të aeroporti ndërkombëtar të Tiranës, duke zotëruar 100% të pjesëve të tregut përkatës, në kuptim të nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sjellja e TIA mund të përbëj abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër.

Po gjatë mbledhjes së dates 13.09.2023 Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi:
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe Toyota Tsusho Europe.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vrumona B.V. nga shoqëria Royal Unibreë A/S nëpërmjet shoqërisë Company of June 2023 B.V.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1011, datë 13.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe Toyota Tsusho Europe dhe me Vendimin nr. 1012, datë 13.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Vrumona B.V. nga shoqëria Royal Unibreë A/S nëpërmjet shoqërisë Company of June 2023 B.V.

TË LIDHURA

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur
Aktualitet

Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur

20:12 | 13/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj
Aktualitet

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Next Post
Audi del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe shkul nga vendi shtyllën elektrike, tre të plagosur

Audi del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe shkul nga vendi shtyllën elektrike, tre të plagosur

47 vjeçarja vdes gjatë procedurës estetike të ‘dobësimit’

47 vjeçarja vdes gjatë procedurës estetike të ‘dobësimit’

“Hape derën”, arrestohet një person i shpallur në kërkim në Tiranë

“Hape derën”, arrestohet një person i shpallur në kërkim në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim
Bota

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

by mirseda
22:08 | 13/11/2025
0

Një familje që kishte ardhur me pushime nga Gjermania në Stamboll është helmuar, pasi kishte ngrënë midhje...

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

20:58 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com