Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Xhafaj ia thotë hapur Ramës: Po thyhet shtylla kurrizore e qeverisë, duhet reflektim dhe jo make-up

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Xhafaj ia thotë hapur Ramës: Po thyhet shtylla kurrizore e qeverisë, duhet reflektim dhe jo make-up

Ish-ministri Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat për maxhorancë, por edhe për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në A2CNN, Xhafaj tha mbrëmë se mazhoranca duhet të bëjë një reflektim. “Është momenti që të bëjë një reflektim të thellë mazhoranca, në kushtet e këtij realiteti të ri shoqëror dhe politik”, tha ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë urtësi në orientimin e pushtetit të madh politik që ka në duar Partia Socialiste.

“Ke një realitet politik ku opozita është shumë e dobët, për fatkeqësinë e saj dhe fatkeqësinë e këtij vendi. Edhe për të keqen e kësaj mazhorance sepse nuk ka pasqyrën përballë. I ka dhënë një pushtet të madh që është e pamundur ta kontrollosh me një telefon apo me një individ, cilido qoftë ai, sado supermen të jetë. Nevoja për të reflektuar për këtë përgjegjësi është një gjë shumë e drejtë dhe kryeministri ka bërë shumë mirë. E kam ndjekur me kujdes fjalën e tij në 32 vjetorin e PS dhe i pari që duhet të reflektojë është vetë kryeministri pasi ka përgjegjësinë e lidershipit politik për ta orientuar këtë pushtet të kësaj force politike dhe që të mundet ta mbajë këtë barrë pa kosto shumë të mëdha. Se barra kur dobësohet kurrizi të thyen në mes. Dhe mund të na ndodhi ajo që po i ndodh opozitës”, tha ai.

Sipas Xhafajt, Rama e ka kuptuar se mazhoranca duhet të vijojë të jetë e qëndrueshme në këtë mjedis politik. Xhafaj vuri në dukje se e ka kuptuar se Rama që është i shqetësuar dhe ndoshta po reflekton. “Nga artikulimet që ka bërë kryeministri më lë të kuptoj që është i shqetësuar dhe ndoshta po reflekton. Dhe dua ta shoh që të hedhin ë tavolinë reflektime serioze. Në disa raste nuk ka nevojë për të bërë disa make up të makinës por edhe për ta rinovuar plotësisht. Shpresoj që të ketë urtësinë ta realizojë”, theksoi ai. I spikatur tashmë si politikani që i hap probleme kryeministrit Rama duke krijuar të çara në mazhorancë, Xhafaj foli edhe rreth rivalitetit të brendshëm në PS, duke theksuar se është i dobishëm në kushtet kur nuk shndërrohet në konflikt.

“Unë mendoj që PS do të vazhdoj të mbetet një forcë e besueshme dhe udhëheqëse në këtë vend sa kohë do ketë harmonizim të mirë të gjeneratave. Sa kohë do ti integrojë mirë të 3 apo 4 gjeneratat brenda formacionit politik. Dhe rivalitetet dhe konkurrencat e shëndetshme pa u kthyer në konflikt janë të shëndetshme. Edhe ambiciet janë gjëra normale. Brenda PS ka burra e gra që e meritojnë ta kenë këtë ambicie”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

TË LIDHURA

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit
Kryesore

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit

18:56 | 20/04/2026
Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale
Kryesore

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

18:40 | 20/04/2026
Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër
Aktualitet

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

18:02 | 20/04/2026
Next Post
Hailey Bieber rihap çështjen e saj me Selena Gomez! Ia lë ‘fajin’ fansave

Hailey Bieber rihap çështjen e saj me Selena Gomez! Ia lë 'fajin' fansave

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, Eva Buzo nuk heq dorë nga sfida: Rrezikova jetën! Vitin tjetër do e provojë sërish

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, Eva Buzo nuk heq dorë nga sfida: Rrezikova jetën! Vitin tjetër do e provojë sërish

‘Tragjike’, shpërthen në flakë autobusi me dasmorë, 25 të vdekur

'Tragjike', shpërthen në flakë autobusi me dasmorë, 25 të vdekur







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Macron i bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Macron i bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
19:32 | 20/04/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të shmangin përshkallëzimin...

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit

18:56 | 20/04/2026
Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

18:40 | 20/04/2026
Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

18:02 | 20/04/2026
Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

17:33 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com