Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndihma në emër të kandidatit të PS-së në Has, reagon Policia: Furgoni i ngarkuar me rezervat e shtetit, gjetëm 21 pako

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Ndihma në emër të kandidatit të PS-së në Has, reagon Policia: Furgoni i ngarkuar me rezervat e shtetit, gjetëm 21 pako

Policia e Hasit ka reaguar pas denoncimit të PD për shpërndarjen e ndihmave nga rezervat e shtetit në këmbim të votave.

Fillimisht ishte kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Hasit Miftar Dauti i cili tha se ishte kapur furgoni i djemve të rivalit të tij të PS-së Halit Mula duke akuzuar për blerje votash.

Mësohet se ka qenë Dauti ai që ka ndaluar dje automjetin e djalit të Mulës, i cili udhëtonte bashkë me të vëllanë, ndërsa shton se në makinë kishin pako që po i shpërndanin nëpër familje. Policia deklaron se pas kontrollit janë gjetur 21 pako nga rezervat e shtetit.

Njoftimi i policise 

Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e kontrollit në këtë furgon.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni.

 

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
Dhunoi dhe mori peng të dashurën në Tiranë, burg për 31-vjeçarin

Aksident në Librazhd, raportohet për të plagosur

Pamje nga “Air Albania”, Berisha dhe Meta çelin sot fushatën, kush do ta marrë fjalën i pari

Me çfarë shpenzimesh u hap fushata në “Air Albania”? Meta: Dërgoni kërkesë me shkrim

“Biznes me rusët”, Kryemadhi padit Top Channel: Kanë shpifur ndaj meje! Kërkova 400 mijë euro dëmshpërblim

“Biznes me rusët”, Kryemadhi padit Top Channel: Kanë shpifur ndaj meje! Kërkova 400 mijë euro dëmshpërblim







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja
Showbizz

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

by mirseda
22:39 | 30/12/2025
0

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë...

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com