Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Biznes me rusët”, Kryemadhi padit Top Channel: Kanë shpifur ndaj meje! Kërkova 400 mijë euro dëmshpërblim

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë

Deputetja Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shpifje lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku aludohet se ish-kryetarja e LSI ka kryer biznes me disa oligarkë rusë.

Kryemadhi, e cila i ka quajtur si të falsifikuara këto dokumente që fillimisht u publikuan dhe më pas u fshinë nga gazeta belge “Eureporter”, ka dorëzuar sot padinë në Gjykatën e Tiranës.

Kryemadhi tha për mediat se televizioni ka ushtruar presion, shantazh si dhe ka shpifur ndaj saj. Për këtë arsye ajo ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim.

“Për momentin kam kërkuar 400 mijë euo, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim”, deklaroi ndër të tjera Kryemadhi.

Deklarata e plotë:

Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel, e cila në mënyrë të vazhduar ka ushtruar denigrim, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person publik, si deputete, si politikane, si individ, kështu që sot dua të ngre një proces krejt tjetër, jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë, por edhe për të treguar se shoqëria shqiptare ka nevojë për të ndryshuar mentalitetin për të mos qenë më pre e shantazheve të shoqërive të caktuara që kanë për detyrë të informojnë qytetarin dhe jo të dezinformojnë me dokumenta false, të manipuluara. Nëpërmjet kësaj padie civile, dua të risjellim edhe njëherë një mentalitet të ri, dhe për të rikthyer besimin te drejtësia.

Unë e kuptoj që është pak e vështirë, por dua që edhe sot të mos jenë më ata që përdorin para publike për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal, për veprën që ka kryer shoqëria Top Channel, duke paraqitur dokumenta të falsifikuara, apo edhe duke ushtruar shantazh, dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Ajo që dua të theksoj është që përveç kësaj kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar. I gjithë ky buxhet do të shkojë për shumë gjëra të mira për të rinjtë dhe të rejat. Për momentin kam kërkuar 400 mijë euo, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Përplasen makinat në Laprakë, përleshen edhe shoferët e pasagjerët

A u ekzaminua nga psikiatri i dyshuari për vrasjen e nënës në Pejë? Prokuroria: Jemi në fazat e para të hetimeve

Misioni,Bledi: “Asnjë nuk ka dyshim për aktrimin tim”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com