Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jam Sali Berisha or ti, nuk zbres nga kali…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alba Malltezi

Sali Berisha dëshiron ta bëjë protestën e tij aty ku do ai. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk ka shtet, polici, që ja mbush mendjen, sepse ai është Sali Berisha dhe në Shqipëri, çuditërisht, ai mund të bëjë çdo gjë, përtej njerëzve, ligjit, vendit dhe kohës.

Eshtë absurde, se ka institucione, individë që kërkojnë edhe ta kënaqin, edhe t’i shkojnë pas fijes: “Po si thua? A të pëlqen Sheshi Skëndërbej? Eshtë i bukur. Është i gjerë. Është i rehatshëm”.

Por ai jo, nuk “ha logjikë”, edhe pse është dita e Samitit që mbledh për herë të parë në historinë tonë të trazuar (edhe për shkak të tij) liderët më të rëndësishëm të Europës. Pra, atë ditë në Shqipëri ka miq, mysafirë dhe siç është mikpritja e shqiptarit: bën më të mirën e tij. Të gjithë, por jo Sali Berisha dhe të tijët.

Në shqip kemi një shprehje për ata “që nuk duan të zbresin nga kali”: “Lëre se kush merret me të…” ose “Hapi rrugë…”. Në të vërtetë shumë shqiptarë, shumica, kanë kohë që nuk merren me të.

Përveç ligjit dhe shtetit. Të dy e kanë për detyrë të merren me të: me kapriçot e tij dhjetëra vjeçare, me shkeljet e ligjit, me përvetësimet, me gjuhën e dhunës, me gjuhën e shpifjes, me manipulimet, me kërcënimet. Nëse ligji dhe shteti do të merrej me të, nuk ja vlente të merreshim më as ne, që i dimë dhe i kemi ndjerë pasojat e hakmarrjes së tij dhe të njerëzve pranë tij.

Dhe tolero e tolero, hap rrugë e hap rrugë, lerë të godasë, lëre të shajë, lëre të marrë me forcë, lëre të djegë, tani kërkon të sfidojë këdo dhe kurdo: Nuk dimë nëse është për të qeshur apo për të qarë një situatë e tillë. Por në vend që të shijojmë një event të rrallë, në vend që kushdo të përqendrohet që mikpritja shqiptare të jetë në lartësinë dhe shkëlqimin më të mirë, sërish duhet të merren media e të tërë nëse Saliu do të marshojë apo jo në Bulevard, aty dhe ashtu siç dëshiron ai. Sigurisht, i pajisur, sipas zakonit edhe me shtizë.

Tags: Alba MallteziBerisha

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Adriana Kalaja nuk tërhiqet: Kullat pa leje do hidhen në erë me tr*tol

Elon Musk pezullon Kanye West nga Twitter për nxitje të dhunës

“Kandidatët e PD-së, dhëndurë socialistësh”, Paloka: Nuk i ndalojmë njerëzit të dashurohen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

by mirseda
12:44 | 10/06/2026
0

Në Konferencën e Kryetarëve, nuk kanë munguar debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD, Ina Zhupa,...

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com