Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ndyrësirë, plehrë…” Drejtoresha konfliktohet me punonjësit jashtë shkollës

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria
“Ndyrësirë, plehrë…” Drejtoresha konfliktohet me punonjësit jashtë shkollës

“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit Muhamed Muça, i cili është në konflikt me drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, Merita Difi.

Sipas Muhamedit, drejtoresha kërkon që ai të heqë kioskën afër shkollës, ku shet produkte të gatshme për fëmijë, por asgjë të rrezikshme.

“Arsyeja e drejtoreshës është se pse komshia këtu, ka këtë kioskën dhe insiston me këmbëngulje që kjo koskë të hiqet nga këtu në një kohë që unë këtë kioskë  kam tash 25 vite të vendosur këtu, që mund të verifikohet, e mund të konstatohet. Tregtoj lapsa, stilolapsa, fletore, molto, patatina, çokollata, të cilat ka ardhur AKU se ma ka sjellë vjet dhe ka bërë verifikim të të gjitha këtyre materialeve e produkteve dhe ka ikur me konkluzionin që i ke çdo gjë brenda standardit. As nuk gatuaj hamburger, as nuk gatuaj sanduiçe, as nuk gatuar byreqe, as nuk kam bylmete. Me logjikën e kësaj, unë duhet të ngrihem me kioskë dhe me shtëpi e të iki nga këtu”, u shpreh ai.

“Stop” e pa vetë nga afër se çfarë tregtohet brenda në kioskë.

“Dal me nxjerr bukën e gojës”, tha denoncuesi.

“Në mëngjes, ku vijnë kalamajtë nga shtëpia me autobus, hyn ndonjë fëmijë me ble ndonjë fletore, ndonjë stilolaps, ndonjë çokollatë, ndonjë molto, ndonjë patatinë. Nuk po e imponoj fëmijën të vijë të blejë tek unë, ama fëmija shkon e blen edhe tek dyqani tjetër. Deri para disa kohësh drejtoresha vinte tek kjo koskë që shihni ju, se nuk është dyqan ky, vinte edhe vetë, edhe i kapte gjërat me dorë vetë, jo kjo bën, jo kjo s’bën. Nuk paguante asnjë lek”, tha Muça më tej.

Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muça, por edhe me punonjësit e pastrimit. Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.

Drejtoresha: Ta kam tregu ty e Vangjushit! Unë të kap zvarrë dhe të marr jetën, derisa të vijë policia.

I del para autobusit të nxënësve në prani të policisë.

Drejtoresha: I përgjigjem unë rendit. Lëre këtu! Këtu!

Konfliktohet me punonjësin e pastrimit, sepse lëviz pozicionin e koshit, drejtoresha jep urdhër, fëmijët lëvizin koshin.

Punonjësi: Çdo shkollë ka koshin e vet.

Drejtoresha: E kam në shkollë koshin.

Punonjësi: Po s’je ti, që i heq këto, është tjetërkush.

Drejtoresha: Ndrysho vendimin e Këshillit Bashkiak!

Punonjësi: Ka mundësi motra ime, ti të bësh punën tënde, unë timen?!

Drejtoresha: Unë bllokoj shkollën!

Sharje e ofendime ndaj Muçës.

Drejtoresha: Ndyrësirë! Nuk e heq nga puna unë atë, o plehrë!

“Stop” mori takim me drejtoreshën Merita Difi, por komunikimi me të ishte shumë i vështirë. Në vend që të merret me gjërat brenda shkollës, ajo kërkon të komandojë edhe komunitetin përreth.

Drejtoresha: Jam drejtoresha më me këmbë në tokë në një institucion shtetëror. Nëse institucionet shtetërore, duke filluar ZVA, Bashki Durrës, DAP, ministri janë duke dalur shumë keq në këtë moment, jam unë ajo që po të them, jam drejtoresha e shkollës që kam dalur më mirë se gjithkush. Po kërkoj mosdhunimin e nxënësve të kësaj shkolle. Këta i kam mbretër. Këta janë mbretërit e mi, nuk janë biznesmenët. Fëmijët nuk dalin nga dera.

Gazetarja: Po pikërisht pra. Nëse nuk dalin nga dera nuk blejnë as tek kioska ngjitur, asgjë tjetër. Futen në 8 dhe dalin në orën 1.

Drejtoresha: Futu pak brenda të lutem. Kjo është brenda shkollës? Të shet tek hekurat?

Gazetarja: Nëse të shet tek hekurat, më jep filmimin dhe do vij unë të verifikoj zotërinë.

Drejtoresha: Ja ku i ke provat. Do fara?

Gazetarja: Këto mund t’i kenë blerë përpara.

Drejtoresha: O “Stopi” filmoji. Më largo kioskën ti si media 50 metra nga ambienti shkollë, ose i kërkoj parlamentit shqiptar moszbatimin e ligjit. O media, hajde këtu, filmoje pak.

Gazetarja: Ky nuk është vend për të parkuar makinën.

Drejtoresha: Është “Benzi” im. Ato fotot merri se t’i ka çuar ai.

Gazetarja: Nuk e di fare i kujt është “Benzi” t’i më thua është makina ime. Nuk lejohet aty pra. Pashë 2 fëmijë këtu që ishin me kazma në dorë duke punuar. Me çfarë të drejte?

Drejtoresha: Mos vallë, kur isha unë në drejtori është hequr kjo me dashje që ata…

Gazetarja: Ç’punë ke ti jashtë shkolle?

Drejtoresha: Kam nxënës, nuk kam lepuj. Kam fëmijë shkolle.

Gazetarja: Merru me fëmijët brenda shkolle.

Drejtoresha: Me këta do merrem.

Gazetarja: Mos bëj këto lloj skena.

Drejtoresha: Me këta do merrem dhe nuk ka “Stop”…, por stop korrupsionit, stop miqve dhe shokëve nëpër institucione.

Në lidhje me këtë situatë, DRAP Durrës shpjegon, që kompetencat e drejtoreshës janë vetëm brenda shkollës dhe nuk i takon asaj të dalë jashtë shkolle dhe të kërkojë gjëra që nuk lidhen me detyrën e saj./tvklan.al

Tags: durresFllakeMerita DifiMuhamed Muça

TË LIDHURA

U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë
Aktualitet

U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë

16:18 | 28/10/2025
SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,
Aktualitet

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

14:58 | 28/10/2025
Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset
Aktualitet

Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

14:54 | 28/10/2025
Next Post
“Republika e Parë”: L*fta e ftohtë mes Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës

"Republika e Parë": L*fta e ftohtë mes Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Durrës

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Durrës

L*fta në Ukrainë: Gjashtë milionë banorë pa energji elektrike

L*fta në Ukrainë: Gjashtë milionë banorë pa energji elektrike







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë
Aktualitet

U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë

by mirseda
16:18 | 28/10/2025
0

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka...

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

14:58 | 28/10/2025
Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

14:54 | 28/10/2025
Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

14:27 | 28/10/2025
Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga 33-vjeçari, rezulton me precedent penal

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga 33-vjeçari, rezulton me precedent penal

13:51 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com