Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në fshatin Manati. Bëhet fjalë për banesën e policit, Zef Kola. Ai është efektiv i qarkullimit rrugor. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Ky i fundit ka pretenduar se nuk ka konflikte me askënd, dhe kërkon që drejtësia që zbardhë ngjarjen. Djali i tij ishte kandidat për kryetar të degës së PD-së, kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.
Informacioni paraprak
Në fshatin Manati, në portën e e oborrit të banesës së shtetasit Zef Kola, rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.