Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Letra e panjohur e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Letra e panjohur e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën

I dënuar tri herë, fillimisht nga fashizmi italian, pastaj nga regjimi komunist dhe më vonë nga UDB-ja e Titos, Selman Riza, albanologu i shquar nga Kosova, është vënë sërish në qendër të vëmendjes të lidershipit komunist, në janar të vitit 1956.

Lajmi i papritur se “miqtë” jugosllavë po deportonin në Shqipëri “kriminelin e luftës”, Selman Riza, i zuri në befasi autoritetet shqiptare, të cilat ua kishin dorëzuar atyre në vitin 1948.

Kreu i shtetit, i informuar rishtas për atë çfarë po ndodhte, vuri në lëvizje drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, duke u kërkuar atyre, bashkë me sqarimet shteruese për ngjarjen e pazakontë, edhe një raport të zgjeruar për biografinë e paqartë të ish-kolegut të tij të dikurshëm në Liceun e Korçës. Riatdhesimi i çuditshëm i Selman Rizës, për Enver Hoxhën dhe të tijtë, më shumë se i paqartë, shfaqej ekstremisht i dyshimtë.

Raportet problematike me Jugosllavinë e Titos, me dashuritë e kthyera në urrejtje dhe miqësitë e kthyera në armiqësi në harkun e dhjetë viteve që nga fundi i Luftës, e bënin akoma më enigmatik rastin e deportimit të profesorit që kishte provuar “shkollën” e tri burgjeve.

Në hulumtimet e para të “kompetentëve” të Tiranës, Selman Riza rezultonte po ai “krimineli i luftës” që ua dorëzuan dikur autoriteteve jugosllave me kërkesë të tyre, me ndryshimin e vetëm që tashmë rikthehej si “shovinist”, etiketuar kësisoj nga këta të fundit. Pak a shumë, ky është thelbi i raportit që Kadri Hazbiu, me cilësinë e ministrit të Brendshëm, i adreson Enver Hoxhës në janar të vitit 1956, vetëm pak ditë pas mbërritjes së Rizës në Shqipëri.

Dokumenti sekret me firmën e kreut të Sigurimit të Shtetit njëherazi me sqarimet për dorëzimin nga pala jugosllave të personit në fjalë, evidenton një profil të detajuar të tij, të plotësuar këtë radhë nga hetimet speciale dhe intervista e drejtpërdrejtë me të. Të dhënat shteruese të siguruara së fundi ndriçonin pjesë të panjohura të biografisë së Rizës, jo vetëm për raportet me regjimin e Titos, por edhe për qasjen e tij mbi lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare në Kosovë.

“Riza, shkruan Hazbiu në raportin për Hoxhën, ka qenë eksponent i organizatës kundërrevolucionare ‘Lidhja e Dibrës’, e cila ka pasur si synim shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia dhe formimin e ‘Shqipërisë etnike’ me ‘Kosovë e Çamëri’”. -Sakaq, nënvizon i autorizuari i kreut të regjimit, -i naltpërmenduri, në vitin 1943, ka shkruar e shpërndarë një trakt, me anë të të cilit ka mbrojtur idenë që “kosovarët duhet të organizohen për të luftuar kundër okupatorit, të pavarur, si nga Lëvizja Nacionalçlirimtare shqiptare, ashtu edhe nga ajo jugosllave, për të fituar të drejtën e vetëvendosjes me anë të kontributit që do t’i japin Frontit Aleat Antifashist Ndërkombëtar”.

Jo rastësisht, në gjykimin e raportuesit, mënyra dhe përpjekjet e Rizës “për të mbrojtur interesat nacionale të Kosovës” vlerësohen joparimore dhe jashtë frymës së Partisë. Ndërkaq, për Kadri Hazbiun, Selman Riza mbetet “një shovinist i pandreqshëm, luftëtar i rreptë kundër Jugosllavisë, që e urren pafundësisht komunizmin”.

Nga sa u shpjegua më lart, arrijmë në konkluzionin se Selman Riza është njeri me kulturë të lartë, i dhënë shumë pas studimeve shkencore, veçanërisht mbas studimeve gjuhësore, është shovinist, luftëtar i rreptë kundër Jugosllavisë, e urren komunizmin, por gjatë luftës nuk rezulton të ketë bashkëpunuar me okupatorin.

Letra e plotë

Lënda: Mbi të quajturin Selman Riza

Shokut Enver Hoxha

Sekretar i Parë i KQ të PPSH Tiranë

Më datën 12 dhjetor 1955, nga ana e Jugosllavisë në sektorin e Kukësit na u dorëzua i quajturi Selman Riza, të cilin ua kemi pasur dorëzuar neve si kriminel lufte në vitin 1948. Në momentin e dorëzimit, jugosllavët thanë se ky ka shtetësi shqiptare dhe ka dashur të shkojë në Gjermaninë Perëndimore, mirëpo mbasi nuk disponuam material për t’ia dhënë gjyqit, Selman Riza u la i lirë.

Nga hetimet e zhvilluara dhe nga pyetjet që iu bënë atij, rezulton se: Selman Riza ka lindur në Gjakovë më 1909, rrjedh nga një shtresë e varfër qytetare, me kulturë të lartë dhe me kombësi e shtetësi shqiptare. Në vitin 1922 ka ardhur në Shqipëri, ku ka mbaruar shkollën botore dhe pastaj Liceun e Korçës. Në vitin 1932 ka shkuar në Francë me bursë, ku mbaroi studimet në Universitetin e Fulusit për drejtësi dhe filozofi.

Në fund të vitit 1935, kthehet në Shqipëri dhe caktohet profesor në Liceun e Korçës, ku qëndroi deri në dhjetor të vitit 1939, kohë në të cilin transferohet në gjimnazin e Tiranës, për arsye se ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste që bënë nxënësit e Liceut të Korçës me rastin e 28 nëntorit 1939. Në fillim të shkurtit 1940 internohet nga italianët në kampin e Ventotenës (Itali) si antiitalian, porse (siç thotë dhe vetë ky) nuk ka pasur një koncept ideologjik të formuar. Gjatë qëndrimit aty (tregon shoku Ibrahim Dervishi), Selmani ka mbajtur qëndrim indiferent, nuk merresh me politikë, por vetëm studionte, veçanërisht gjuhësinë.

Ai mundi të mësojë mirë edhe gjuhën anglisht. Në tetor të vitit 1941 lirohet nga internimi dhe kthehet në Shqipëri, ku u fut në punë si sekretar në firmën tregtare “Ali Kruja” dhe “Asim Mushqeta” në Durrës. Këtu qëndron deri në vitin 1942, pastaj shkon në Prizren, ku filloi të punojë si avokat. Me këtë punë është marrë gati një vit dhe pastaj vazhdoi të merrej me studime gjuhësore, rreth çështjeve nacionale të shqiptarëve të Kosovës etj. deri në çlirimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga okupacioni.

Gjatë luftës nuk vërtetohet të ketë zhvilluar aktivitet kundërshtar në favor të okupatorit. Në tetor të vitit 1943 ka shkruar e shpërndarë një trakt, me anën e të cilit (siç thotë vetë ai) ka mbrojtur idenë që “kosovarët duhet të organizohen për të luftuar kundër okupatorit, por të pavarur si nga Lëvizja N.Ç. shqiptare, ashtu edhe nga ajo jugosllave, për të fituar të drejtën e vetëvendosjes me anë të kontributit që do t’i japin frontit Aleat Antifashist Ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, të luftohesh edhe kundër regjimit të vjetër dhe të ri jugosllav që mund të vinte në Kosovë”. Këtë ide, thotë ky, e kam mbrojtur, jo vetëm për të mbrojtur interesat nacionale të Kosovës, por edhe pjesëmarrja në luftën e popullit të Kosovës nuk mund të realizohej ndryshe. Mbasi u shpërnda ky trakt, udhëheqësit shqiptarë të LNÇ të Kosovës, si Xhavit Nimani etj., e kanë thirrur dhe e kanë njoftuar se LNÇ e Jugosllavisë do ta luftonte si armike çdo organizatë tjetër jashtë saj, qoftë edhe sikur të luftonte në mënyrë konsekuente kundër okupatorit.

Veç kësaj, në rezolutën e mbledhjes së udhëheqësve të LNÇ të Malësisë së Gjakovës, në dhjetor të vitit 1943, thuhej se: “Mbas mbarimit të luftës, shqiptarët e Kosovës do të kenë të drejtë të bashkohen me Shqipërinë”. Kjo influencoi te Selman Riza që të heqë dorë nga mendimet e tij të shpallura në traktin e naltpërmendur.

Në të njëjtën kohë, ai është ftuar që të bashkohej me LNÇ të Kosovës dhe të kontribuojë në luftë kundër okupatorit, por ai refuzoi për arsye se LNÇ në Kosovë kishte lidhje ose udhëhiqej nga LNÇ e Jugosllavisë. Në dhjetor të vitit 1944, Selman Riza vjen pranë familjes së tij në Tiranë dhe në janar të vitit 1945 arrestohet, me kërkesën e jugosllavëve, i akuzuar si eksponent i organizatës kundërrevolucionare “Lidhja e Dibrës”, organizatë e krijuar gjatë luftës, e cila në bashkëpunim me okupatorin për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia dhe formimin e “Shqipërisë etnike” me “Kosovë e Çamëri”, bile flitej se kjo organizatë kish luftuar kundër partizanëve jugosllavë.

Përgjatë katër vjetëve që Selman Riza ka qëndruar në burgun e Tiranës pa u gjykuar, jo vetëm nuk i pranoi akuzat që i bëheshin, por as që u vërtetua një gjë e tillë. Në janar të vitit 1948, i naltpërmenduri u është dorëzuar jugosllavëve si kriminel lufte. Nga jugosllavët (sipas thënieve të tij) është mbajtur në burgun e Prishtinës deri në korrik të vitit 1951, kohë në të cilën u lirua pa dalë fare në gjyq.

Mbasi u lirua nga burgu, autoritetet jugosllave e trajtuan mirë, në fillim e caktuan profesor të gjuhës frënge në Universitetin e Sarajevës dhe në fillim të vitit 1953 e transferuan dhe e caktuan shef të leksionit të Gjuhësisë në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Në këtë institut ka punuar deri në dhjetor të vitit 1955, kohë në të cilën instituti u suprimua. Katër ditë më vonë si doli nga puna, nga organet e UDB-së i bëhet një kontroll në banesën e tij, e marrin të shoqëruar dhe na e dorëzojnë neve, siç u theksua më lart.

Nga ana jonë, Selman Riza u pyet se për çfarë arsyeje donte të shkonte në Gjermaninë Perëndimore dhe ai tha se:

“Një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Udhëheqësit e Kosovës më kishin ftuar disa herë, bile dhe kërcënuar, të linja shtetësinë shqiptare dhe të merrja shtetësinë jugosllave, por unë nuk kam pranuar”. Selmani në Shqipëri ka gruan e tij, e cila është motra e Safet Butkës (vrarë gjatë luftës si eksponent i Ballit Kombëtar në Korçë) dhe një vajzë, të cilat banojnë në fermën e Sukthit. Një djalë i tij është gjeometër në Kavajë dhe një vëlla e ka me punë në Tiranë; të gjithë kanë shtetësi shqiptare. Në Jugosllavi ka mëmën dhe një vëlla, të cilët banojnë në Prizren dhe kanë shtetësi jugosllave. Selman Riza ka deklaruar se don të qëndrojë me banim në Tiranë dhe ka kërkuar të futet në punë në Institutin e Shkencave, për të cilën nga Kol Paparisto i është thënë se do ta shikojmë këtë çështje.

Nga sa u shpjegua më lart, arrijmë në konkluzionin se Selman Riza është njeri me kulturë të lartë, i dhënë shumë pas studimeve shkencore, veçanërisht mbas studimeve gjuhësore, është shovinist, luftëtar i rreptë kundër Jugosllavisë, e urren komunizmin, por gjatë luftës nuk rezulton të ketë bashkëpunuar me okupatorin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu

“Panorama.al’

Tags: enver hoxhaKadri HazbiuSelman Riza

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit

Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit

Pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Grabitet dyqani i telefonave, 28-vjeçari i mori me forcë lekët shitëses

Kapet hajduti i supermarketeve në Tiranë e Durrës, policia nxjerr pamjet

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com