Pas raportimeve për sulmet me raketa ruse në të gjithë Ukrainën të hënën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Kievit Dmytro Kuleba tha në Twitter se presidenti rus Vladimir Putin “nuk do ta shkatërrojë Ukrainën”.
“Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithëve që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa”, shkroi Kuleba në Twitter.
Mes shpërthimeve të shumta në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës herët të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përpiqej të asgjësonte Ukrainën.
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet në Kiev. Autoritetet rajonale raportuan gjithashtu sulme me raketa në Kharkiv, Lviv, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk të hënën në mëngjes.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today