Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha kujton se është viti ‘91

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Nga: Plator Nesturi

Një skemë e vjetër me fytyra të vjetra u servir si gjetje e re e opozitarizmit. Skena u luajt dje ndërsa kryetari i Rithemelimit Berisha kishte mbledhur krerët e sindikatave për t’i dhënë krahë nismës së re të grevave në mbarë vendin, pas retushimit të paralajmërimeve verore për protesta vjeshtore.

Gjithçka të kujton skemën e dikurshme të vitit 1991 ku në bazë të grevave të minatorëve dhe protestave nga ku sheshet u mbushën prej sindikatave, u trysnua fort që të binin dhe istikamet e fundit të diktaturës dhe ardhjen në pushtet të partisë së parë të pluralizmit në vend. Skema duket e njëjtë si në atë kohë, dhe çuditërisht janë edhe po të njëjtat fytyra si atëherë. Pra, jo vetëm Berisha që u rikthye sërish pas shpalljes non grata, por edhe të njëjtat fytyra që përfaqësonin sindikatat e dikurshme.

Kanë kaluar mbi 30 vjet e të vjetrit nuk kanë çfarë ofrojnë tjetër veç të shkuarën e tyre. Por me një ndryshim, koha nuk është e njëjtë, PD nuk është më ajo e para dhe sindikatave u kanë mbetur vetëm të njëjtët personazhe që çuditërisht rezultojnë ende në krye të fosilizuar prej dekadash. Kjo qenka gjetja e re e Berishës për të rrëzuar maxhorancën. Jo rastësisht përpara disa ditësh jashtë sallës së parlamentit kreu i Rithemelimit befasoi me tezën e re se duheshin greva dhe vetëm greva për të larguar Ramën.

Ndërsa kish ezauruar çdo ditë të gushtit në konferenca mediatike se shtatori do të ish një muaj i nxehtë protestash, pikërisht në fund të tij kapërcehet në ide ndryshme ku theksi vihet tek grevat qytetare. Se çfarë ka ndryshuar në luhatjet vendimarrëse të forcës më të madhe të opozitës nuk është e vështirë të abstragohet. Duket se sensorët e Berishës për kompaktësinë e të vetëve në betejë rrugësh e protestash kanë dhënë indikacione se jo vetëm nuk do të kish impakt, aq më pak zgjidhje nga trysnia e rrugës, por se kjo do të ezauronte në ekstrem energjitë e një opozite plot halle dhe që përpara ka betejën e zgjedhjeve lokale. Realisht beteja që do të tregojë dhe forcën dhe mbështetjen elektorale midis dy kaheve të politikës janë votimet dhe ky është një hall i madh për opozitën e fragmentarizuar dhe pa kohezion mes saj.

Riardhja e Berishës me tezën se është e vetmja mënyrë për ti dhënë forcë PD-së e për të kompaktësuar votën e përcarë, mund të rezultojë një një dështim të ri e të paralajmëruar. Dhe kjo do të vërtetonte faktin se opozita jo vetëm humbi kohë me një eksperimentim non grata, por se e nesërmja e zgjedhjeve vendore mund të shënojë futjen në një fazë të re të krizës brenda saj.

Fakti që Berisha nuk kursehet të dalë edhe tre herë në ditë në ekranet televizive është tregues i qartë i këtij halli të madh. Jo thjesht për non gratën. Porse realisht çfarë mund të sjellë si novitet për një politikë ndryshe të PD-së? Risjellja e një skeme të vjetër të vitit 1991 me greva sindikatash e grupesh qytetare për efektet e krizës, e në këtë mënyrë për ta monopolizuar e përdorur si lëvizje, dëshmon se lideri i vjetër nuk ka më risi për të dhënë. Dhe PD duket se nuk po nxjerr mësim as nga çfarë ndodh rrotull nesh por thjesht riciklon të shkuarën e vet. Shembulli i çfarë ndodhi në Itali ku e djathta, për të maksimalizuar mbështetjen e elektoratit, nxori si imazh të ri Melonin, duke lënë në rresht të dytë Berlusconin dhe Salvinin, ishte një shembull se qytetarët, përtej pakënaqësisë për qeverisjen apo për situatën, kërkojnë një frymëzim të ri dhe imazhe të reja që mund ti japin shpresë për ndryshimet e mirëpritura. Vështirë se italianët mund t’ia besonin këtë mission ndryshimi Berlusconit, sado që i ka dhënë tonin politikës atje për 30 vite duke qenë dhe kryeministër në kohë të ndryshme. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Nuk është më as ajo e vitit ’91, as ajo e viti 2005 kur Berisha ripërsëriti fitoren e tij. Nëse nuk i përgjigjesh evoluimit të shoqërisë, nuk mund të kesh kurrsesi besimin e saj. Ca më tepër nuk mund të aspirosh të marrësh mIsion qeverisjen nëse politika e veçanërisht opozita paraqitet e atrofizuar dhe me demencë për të kuptuar rrjedhat e kohës.

Sesa rëndë është situata e opozitës në vend mjafton të shohim se si po operon maxhoranca ndërsa po fillon faza e nxehtë e zgjedhjeve vendore. Në çdo rast, aq më tepër kur një maxhorancë ka një konsumim nga qeverisja 9 vjeçare, ajo do të kërkonte alenca për të mbajtur kuotat e larta. Por nuk ndodh kështu. Opozita është aq e dobët saqë maxhoranca as nuk i sheh të nevojshme alenacat me subjekte të tjera elektorale. Madje sfidën e drejton ndaj të gjithë spektrit të opozitës në tërësi, që duket se ka nisur të japë shenja të lëshimit e të shpërbërjes të asaj çka i mbante të lidhur në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Gjithçka dëshmon pra se jemi në situatë absurdi dhe në këto kushte nuk është çudi që të shohim në vijim veprime të dëshpëruara absurdi.

 

Tags: BerishaPlator Nesturi

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Pamje të rënda/Rusi i kërkon shokut t’i thyejë krahun me vare, që të mos shkojë në l*ftë (VIDEO)

Pamje të rënda/Rusi i kërkon shokut t’i thyejë krahun me vare, që të mos shkojë në l*ftë (VIDEO)

Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vd*kjes së Mbretëreshës Elizabeth

Konfirmohet zyrtarisht shkaku i vd*kjes së Mbretëreshës Elizabeth

Përdorimi i internetit nga celularët shënon rekord të ri, rritet me 30.5%

Përdorimi i internetit nga celularët shënon rekord të ri, rritet me 30.5%







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com