Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord me 39% në gjysmën e parë të këtij viti

3 vjet ago
in Të Gjitha
Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord me 39% në gjysmën e parë të këtij viti

Çmimet e banesave në vend shënuan një rritje rekord në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit I 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij. Në raport me periudhën bazë, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Rritja e 6-mujorit të parë të vitit u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. Indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë.

Sipas agjentëve, rritja e çmimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ka rënë lehtë në një mesatare prej 10.8 muajsh. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.7 muajsh, por kjo vlerë shënoi rritje të lehtë nga një gjashtëmujor më parë. Për zonën e bregdetit, koha e shitjes është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme, duke rënë nga 11 në 6 muaj. Koha e shitjes së pronave në zonat e tjera ka qëndruar pothuajse e pandryshuar në 13.1 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në shumicën dërrmuese të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka shënuar rënie në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte rreth -6%, duke treguar rënie nga periudha e kaluar. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive të lidhura me situatën e përgjithshme ekonomike. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).

Vlerësimet e subjekteve të intervistuara si pjesë e vrojtimit për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave janë të balancuara për afatin e shkurtër, duke qenë neutrale për situatën në zonën e Tiranës dhe pak më pesimistë për situatën në zonat e tjera. Ky vlerësim mund të jetë ndikuar nga zhvillimet e jashtme dhe pasiguria për ecurinë e inflacionit apo kostot e ndërtimit. Por, në afatin më të gjatë, pritjet e këtyre subjekteve për gjendjen dhe ecurinë e tregut të banesave mbeten optimiste.

Në parashikimet e tyre, agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare: balancat neto ishin pozitive, përkatësisht 24% dhe 22%.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. /Monitor

Tags: apartamenteBanka e Shqipërisë

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Yuri Kim takohet me presidentin Bajram Begaj

Yuri Kim takohet me presidentin Bajram Begaj

Rusia do të aneksojë zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës

Rusia do të aneksojë zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës

Filloi në sallë, mbaroi në komisariat! Sherr në dasmë, s’do ta besoni pse janë zënë (VIDEO)

Filloi në sallë, mbaroi në komisariat! Sherr në dasmë, s’do ta besoni pse janë zënë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com