Llambri Marku, 60-vjeç është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë. Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë qenë aksidentale. Për shkak të një cigarje, është shkaktuar një zjarr në dhomën ku po qëndronte 60-vjeçari. Llambri Marku kishte vetëm tre ditë që ishte ndarë nga gruaja, shkruan “Shqiptarja”. Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe, dhe më pas ka ndezur cigaren. Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun dhe mesa duket flaka ka sjellë djegien e trupit te tij.
Kanë qenë familjarët e tij që e gjetën të djegur, pasi 60 vjeçari nuk përgjigjej në celular. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Divjakë- Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.
Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.