Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I shkrumbuan mjetin para shtëpisë/27-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale akuzon deputetin e PD-së, përmend 10 emra në polici

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I shkrumbuan mjetin para shtëpisë/27-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale akuzon deputetin e PD-së, përmend 10 emra në polici

Deizi Arapi, së cilës gjatë natës i dogjën makinën, pretendon se i ka me emra dhe me fakte personat që e kanë kryer këtë akt. Gjatë një prononcimi për mediat, e reja nga Bilishti i bën thirrje shtetit për ndihmë, duke theksuar se kjo është hera e dytë që i është djegur mjeti.

Sipas policisë, zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa vetë 27-vjeçarja akuzon ish-kryetarin e Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili aktualisht është deputet i PD-së. Sipas saj, ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj.

“Ka qenë i njëjti person që ka qenë mbrëmë duke më ruajtur, kemi shkëmbyer dy fjalë bashkë, por duket që ka qenë në pritje të parkimit të makinës sime dhe më pas të kryente aktin. I lutem shtetit të verë dorën në zemër, është hera e dytë, herën e tretë besoj do më gjeni kanaleve e sigurt”.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar se është hera e dytë që më djegin makinën, është hera e dytë që ndodh në një interval kohe prej 4 vitesh. Unë jam femër. As kam vrarë, as kam prerë, as kam bërë ndonjë krim që të ngrihem në orën 2 e gjysmë të natës dhe të gjej këtë që shikoni dhe vetë. Ju lutem se jeta ime është në rrezik, nuk mund të fle dot e qetë. Nuk mund të dal dot. Nuk mund të parkoj dot makinën jashtë shtëpisë se do e gjej në këtë gjendje. Unë kam dyshimet e mia se kush ma ka bërë. Kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, i kam me fakte. Personi është treguar neglizhent se ka harruar edhe bidonin e benzinës që e ka hedhur. I kërkoj shtetit që të paktën kësaj radhe të verë dorën në zemër, se kemi familjarë në shtëpi”, shprehet Arapi.

E reja thotë se ka dhënë deklaratën në polici, dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të vjetër. Sipas 27-vjeçares, konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në Bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

“Dyshoj për një konflikt shumë të vjetër që ka të bëjë me heqjen e mamasë time nga puna dikur me një ish-kryetar që ka qenë në qytetin e Bilishtit, i cili e hoqi mamanë time nga puna në mënyrë mizore. Patëm një konflikt me kryetarin, sepse na përplasi derën turinjve dhe që prej asaj kohe na u dogj makina ime…”, tha ajo.

Ish-kryebashkiaku i PD-së së Devollit, Bledion Nallbati, i mohon akuzat dhe deklaron se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

“Nga dëshmia e saj pranë policisë, na bëhet e ditur se ajo ka përmendur disa emra të personave (rreth 10 persona), të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Të njëjtat burime theksojnë se po hetojnë në disa pista, ku po marrin në pyetje personat e përmendur në dëshminë e 27 vjeçares”.

Deputeti i PD-së: Do ta kallëzoj për shpifje

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, i është përgjigjur akuzave të Deizi Arapit, ku thotë se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim, nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania, do të bëj një kallëzim për shpifje”, tha ai.

Jeta “VIP” e Deizi Arapit

Për sa i përket ngjarjes së 2018 kur i dogjën makinën tjetër “Smart”, policia e Bilishtit e konsideroi si konflikt për hakmarrje mes vajzave. Deizi Arapi u bë e njohur në media teksa në 23 gusht u arrestua për prishje të qetësisë publike në Bilisht. Së bashku me motrën e saj, 23-vjeçare, ato bërtisnin nëpër qytet duke ngarë makinën. Pasi u shoqëruan në komisariat, të dyja motrat ofenduan me fjalë të rënda efektivët e policisë. 27-vjeçarja Deizi Arapi reklamon shpeshherë jetën private të pasur, por nga ana tjetër, duket e se gjitha kjo ka qenë një fasadë. Ajo rezulton vajza e një pastrueseje në gjimnazin “Fuat Babani” të Bilishtit, e quajtur Luljeta Përbasha. Një vit më parë, ajo bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë, pasi jetonte në skamje. 61-vjeçarja tregonte se familja e saj jetonte me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

Tags: Deizi Arapidjegie makine

TË LIDHURA

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit
Shqipëria

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje
Aktualitet

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025
SPAK mbyll hetimet për tenderat e ARRSH-së te Unaza e Re
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për tenderat e ARRSH-së te Unaza e Re

10:19 | 19/06/2025
Next Post
Politikanët e krimbur në korrupsion dhe mjeku i arrestuar për 200 Euro

Politikanët e krimbur në korrupsion dhe mjeku i arrestuar për 200 Euro

Putin mobilizon rezervistët për l*ftë, protesta kundër draftit të ri

Putin mobilizon rezervistët për l*ftë, protesta kundër draftit të ri

Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit
Shqipëria

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

by mirseda
11:29 | 19/06/2025
0

Në fushat e grurit në Myzeqe, korrja ka nisur dhe këtë vit fermerët po përfitojnë nga politikat...

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025
Turqia forcon sigurinë ajrore, dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Turqia forcon sigurinë ajrore, dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit

10:26 | 19/06/2025
Uragani Erick godet Meksikën, qeveria bën thirrje për evakuim urgjent

Uragani Erick godet Meksikën, qeveria bën thirrje për evakuim urgjent

10:23 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com