Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante. Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë. Shumica prej tyre ikin nga mungesa e perspektivës dhe mundësive në vend.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh për të rinjtë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit.
“T’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!”, shkruan Meta.