Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gracka e konsumizmit dhe sindroma e “budallallëk material”…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike…

Nga: Gëzim Tushi

Pse kjo ndarje e heroit të punës nga njeriu që konsumon? Është kapërcim konceptual apokaliptik kalimi nga shoqëria asketike, e përshtatur me varfërinë e përgjithshme dhe fukarallëkun universal, në tollovinë e shoqërisë së konsumit, dëshirave dhe qejfit të personalizuar.

Transformim që ka sjellë paralelisht të mira individuale dhe anomali sociale, kuptime utilitare biofilike dhe gracka të konsumizmit, të konsumit si qëllim në vetvete, si tregues i jashtëm i statusit publik individual. Shoqëria shqiptare po përballet me humbjen e ekuilibrave të natyrshme të konsumit. Ka shfaqje të dukshme të obsedimit të disa njerëzve nga sindroma e “budallallëku material”, që vjen prej mentalitetit të zgjeruar privat dhe kolektiv.

Shoqëria jonë ka kapërcyer kufijtë e moralit asketik dhe ecën revan në shinat e moralit hedonistik, që ka në themel qejfin, konsumizmin e shfrenuar individual. Kjo tendencë sociale në shoqëri po lulëzon brenda kontradiktës evidente, midis rritjes së nivelit të konsumit privat deri në nivele “parazitare” përballë zvogëlimit të shpenzimeve kolektive (publike), si mënyrë për të përmirësuar situatën e shtresave në nevojë, sikurse janë familjet që jetojnë në varfëri, individët e margjinalizuar pa përkrahje, të moshuarit, fëmijët jetimë apo personat me aftësi ndryshe (të kufizuar). Pa dyshim, është krejt evident dallimi midis shtresave, pabarazia shoqërore, nivelet me diskordanca të thella në raport me konsumizmin e “tepërt” të disave. Një pjesë e këtyre ndryshimeve dhe diferencave në konsum është “trashëguese”. Kësaj nuk ka çfarë t’i bëjë as shteti, as shoqëria.

Konsumi dhe konsumizmi shfaqen në shumë trajta sociale, që nga konsumi i tepërt i luksit apo abuziv, deri te nënkonsumi poshtë nivelit jetik të shtresave të varfra, individëve në nevojë. Shoqëria shqiptare ka hyrë në fazën kur nuk funksionon ndonjë masë sociale apo “përkufizim moral”, për të vlerësuar “dobinë e detyrueshme” të të mirave që përdorim në jetën tonë të përditshme, pasi ajo ka marrë trajtën e prirjeve të konsumit të personalizuar të individit privat, që nuk do të dijë për rregulla morale të konsumit, duke vënë në plan të parë egoizmin, përkuljen e pandërprerë nga “imperializmit i modave” konsumiste kalimtare. Tashmë jemi përballë presionit të shpenzimeve të tepërta, harxhimeve nganjëherë të kota, që përtej modës marrin trajta të irracionalitetit të shpenzimeve, si shfaqje e instinkteve të padominuara. Shpenzimet e tepërta janë një lloj keqfunksionimi dhe shpërdorimi personal, por që në instancë të fundit dëmtojnë funksionin social specifik të konsumit të dobishëm, duke i dhënë hapësirë tepricës së shpenzimeve, kotësive ritual, shpenzimeve jo utilitare që shfaqen më shumë si qëllim në vetvete.

Padyshim, shoqëria është duke humbur sensin e masës që ndan kufirin midis të “nevojshmes”, së dobishmes dhe së tepërtës. Nuk është e lehtë, nuk ka mjete diktuese sociale për të edukuar konceptin moral se ku fillon e dobishmja dhe ku e padobishmja në sferën e konsumit personal. Ky kufi moral është personal, kulturor, tejet i individualizuar. E keqja është se në këtë shoqëri, jo gjithnjë ka barazi midis kontributit social dhe masës së konsumit individual. Sociologët kanë kohë që kanë evidentuar paradoksin social, moral dhe material i cili ka krijuar hapësirën në të cilën “heronjtë e konsumit” janë më të favorizuar se “heronjtë e prodhimit”. Nuk është aq shumë problem ekzistenca e njerëzve superkonsumatorë, me supermirëqenie, sa është fakti i famës publike që krijohet përmes mas-mediatizimit vend e pa vend të statusit të mirëqenies dhe jetës plot me tepri e luks.

Kjo shoqëri nuk është kundër mirëqenies dhe luksit, ato janë në thelb kuintesenca e shoqërisë që krijon shanse për të gjithë, pavarësisht mundësive dhe fatit personal. E keqja është se konsumizmi është shoqëruar dukshëm me fenomenin e dehumanizimit të individit, zgjerimin e patologjisë së asocialitetit në shoqëri. Një dukuri sociale sintetike, që ka kapur gjithë shoqërinë, por te njerëzit e pasur është shumë e agravuar. Te kjo shtresë, por jo vetëm, dukuri që shfaqet edhe te shtresa e mesme, ndoshta edhe pak më “poshtë” në skakierën sociale shfaqet tendenca e njeriut të rrethuar nga “budallallëku material”, që nuk janë më të rrethuar nga njerëz, por të “skllavëruar” vetëm nga objektet e konsumit. Kjo është sindroma dhe patologjia e “totalitetit konsumues”.

Padyshim edhe ne si gjithë të tjerët, jemi dhënë tërësisht pas pjesës materialiste të kënaqësive të jetës. Nuk mund të mos i “bindemi” ligjit të jetës, mënyrës se si është e organizuar, domosdoshmërisë për të plotësuar nevojat, shumica e të cilave pa dyshim janë të karakterit material. Në ditët tona janë kthyer në epidemi sociale lufta e të gjithëve për para, fitim, luks. Ato i janë injektuar si “narkozë” në gjakun e njeriut. Gjithnjë e më shumë njerëzit po u largohen kënaqësive të “tjera”, që nuk kanë “natyrë materiale”, që nuk lidhen me kënaqësitë biologjike të njeriut. Shoqëria jonë tashmë ka tregues të qartë të këtij deformimi social, që manifestohet bujshëm, kaotikisht, me shumë nervozizëm në shoqëri, e cila është nën kthetrat e “trekëndëshit material”: para, s*ks, konsum. Sipas sociologëve të postmodernitetit, rezultatet materialiste të njeriut, janë shfaqja kryesore e përpjekjes së tij për “vetërealizim” apo “zhvillim personal”. Problemi i raportit të njeriut me pasurinë materiale, nuk është problem që po i del para shoqërisë shqiptare. Ai është problem i vjetër. Por sot problemi ka marrë përmasa obsesionuese, të papërmbajtshme, pasi ka një deformim të raportit të “kënaqësive materiale” me “kënaqësitë e tjera” me natyrë humane. Kënaqësia materiale edhe në shoqërinë tonë të re, i ka kapërcyer kufijtë e racionalitetit. Ajo po kthehet në “masë të vetme” për vlerësimin e “jetës e lumtur”.

Ky “reduksionizëm” materialist është një nga pamjet e shëmtuara të deformimit që po merr jeta jonë me “aks të forte” materialist. Pavarësisht ambalazheve gjithnjë e më estetike, ka një shqetësim social të vërtetë në jetën tonë, e cila nuk duhet të kalojë heshtur, pa rënë në sy.

Sepse nga “sëmundja e budallallëkut material” nuk është i prekur vetëm njeriu i thjeshtë. Ajo ka kapur akoma më keq klasën politike. Në se do të ishin të vërteta akuzat, që ata i kanë bërë njëri tjetrit, kjo sëmundje për këtë shtresë shoqërore është bërë gati e pashërueshme. Kujtoni shifrat e akuzave gjigante për abuzime, që ata i kanë bërë njëri-tjetrit. Nëse është kështu, atëherë është e sigurt që një pjesë e klasës politike shqiptare, jo vetëm që është e sëmurë nga “budallallëku material”, por dhe ka devijuar pothuaj krejt nga natyra e misionit të politikës, nga thelbi human dhe social i saj.

Për të fshehur këtë sëmundje që ka përfshirë në radhë të parë klasën politike shqiptare nuk mjaftojnë dhe nuk janë argument fjalimet, sloganet, të cilat nuk mund të maskojnë se qëllimi i jetës për disa politikanë, tashmë është i deformuar nga hipokrizia personale, pesha e obsesionit materialist. As ata nuk mund të jenë të imunizuar nga sëmundja e “budallallëku material”, por e keqja është se ajo nuk mbetet thjesht sëmundje personale.

Shoqëria jonë nuk mund të jetë e kënaqur që nga sëmundja e “budallallëkut material”, të deformohet esenca humane e saj, të dalë jashtë “kontrollit” “kuintesenca sociale”, e domosdoshme për të ruajtur kohezionin tonë, të së tërës si shoqëri. Nuk është shoqëria jonë në atë fazë që kjo epidemi materialiste, të kalojë pa efekte sociale e psikologjike, direkte dhe indirekte në grupe, shtresa dhe individë të shoqërisë tonë. Nuk është normale të mbyllim sytë, përballë kësaj sëmundjeje sociale që është bërë masive, që ka kapur pjesë të tëra të shoqërisë, e cila sjell kaos, mosbesim tek të rinjtë, zhgënjim tek të papunët, shëmtira kulturore të konvertuara në para, për motive ngushtësisht materialiste, që shfaqet si luftë e egër kundër njëri tjetrit për të fituar para me çdo kusht etj.

*Sociolog, Mjeshtër i Madh

Tags: Gëzim Tushisociolog

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Artikulli i “Euractiv”/Përplasja SHBA-Iran në Shqipëri, ndërsa shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Artikulli i "Euractiv"/Përplasja SHBA-Iran në Shqipëri, ndërsa shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Sulmi kibernetik, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje

Sulmi kibernetik, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje

Eksperti jep paralajmërimin e fortë: Shqipëria është në l*ftë, duhen forcuar “muret e zjarrit”

Eksperti jep paralajmërimin e fortë: Shqipëria është në l*ftë, duhen forcuar “muret e zjarrit”

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

by mirseda
12:31 | 14/07/2025
0

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën...

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:06 | 14/07/2025
“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

11:53 | 14/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com