Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një recetë republikane e patretshme për stomakun e monarkisë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një recetë republikane e patretshme për stomakun e monarkisë!

Nga: Lutfi Dervishi

Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drejtuar Mbretit Çarls i III-të, padyshim do të mbahet mend për gafat e pafalshme që shfaqin jo veç paaftësi dhe padituri, por edhe për një mendësi të vjetër të mbrujtur nga “regjimi i kaluar”.

Në vetëm pesë paragrafë të mbeten në mendje gjërat që jo vetëm nuk duheshin shkruar në një letër të tillë, por do ishte qesharake të mendoheshin edhe në një tryezë miqsh.

Në paragrafin e dytë e cilëson “shtetar të përkushtuar”…
Në paragrafin e tretë tek sfidat e vështira shton Irlandën e Veriut dhe Brexit-in, një vendim i marrë me referendum nga vetë britanikët.

Në paragrafin e katërt në një fjali janë dy gafa: “Në kohët moderne kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar…”
Me këtë fjali patjetër që do të tronditet Mbretëria e Holandës, Mbretëria e Norvegjisë, Mbretëria e Danimarkës, Mbretëria e Belgjikës, Mbretëria e Spanjës, Mbretëria e Suedisë, Perandori i Japonisë, Princi i Monakos, Duka i Madh i Luksemburgut, etj.

Çudi si nuk është shtuar fjala “regjim antipopullor” apo “regjim mesjetar”. Po në vijim të kësaj fjalie të çuditshme, i drejtohet me fjalën Shkëlqesi, Madhërisë së Saj, pra me një të rënë të lapsit i ul dy grada. Shkëlqesi, Lartësia Juaj, Madhëria Juaj. Dhe në fund mungon adresa ku duhej vënë “Buckingam Palace”.

Gjithsesi, duhet parë edhe ana pozitive. Imagjino që këtë tekst Presidenti ta kishte lexuar dhe t’ia përcillte opinionit si video – mesazh. Do të ishte rasti klasik i një njeriu që lexon një tekst, që jo vetëm nuk e ka shkruar vetë përmbajtjen, por as që e kupton se çfarë po lexon.

Është luks t’i kërkosh njerëzve në Presidencë të lexojnë libër për Monarkinë, por ndoshta edhe mund të mësojnë ndonjë gjë për Monarkinë dhe veçanërisht për Mbretëreshën e Ndjerë duke parë në Netflix serialin “The Crown”. Duket se nuk e kanë parë ende pasi po ta kishin ndjekur nuk do të kishin shkruar në letër për “shtetar të përkushtuar”, për “sistem monarkik të tejkaluar” për “Shkëlqesinë e Saj” dhe t’i numëronin si sfidë “konfliktin e tejzgjatur në Irlandën e Veriut” apo “Brexit”.

Gjithkush tashmë e pranon se Presidenti që zgjodhi mazhoranca solide e këtij vendi si kandidatin më të mirë që kishte – duhet të bëj mirë së paku rolin ceremonial dhe të mos i lërë hapësirë dhe shkak zërave në shumicë që “ky dhe jo ai tjetri meriton mocion shkarkimi”.

Nga ana tjetër, le të shpresojmë që mbreti Çarls i III-të, gjatë leximit të kësaj letre të mendojë se atë e ka shkruar ndonjë komik që qëndron në pallatin mbretëror për të argëtuar oborrtarët dhe jo përfaqësuesi i lartë i shqiptarëve të cilët tanimë janë të qartë se kë kanë për kryetar shteti.

Tags: Buckingam PalaceLutfi DervishiMbreti Çarls i III

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Do jemi krah për krah me Shqipërinë”, Ambasada Amerikane paralajmëron Iranin

"Do jemi krah për krah me Shqipërinë", Ambasada Amerikane paralajmëron Iranin

9 shtatori i PD një vit më pas, 10 përfundime

9 shtatori i PD një vit më pas, 10 përfundime

Dëgjesa për hapjen e basteve, Rama: Kjo periudhë kohe na ndihmoi të shohim dy anët e medaljes

Rama premton rritjen e pagave ndaj mësuesve

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com