Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncimi në “Fiks Fare”/ “Më zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Denoncimi në “Fiks Fare”/ “Më zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal me vendet e varreve në Tufinë. Një qytetar iu drejtua emisionit investigativ, për të gjetur varrin e vëllait të tij.

“Varri ishte i rregullt, por kur shkova për ta parë, në të njëjtin vend ishte varrosur një grua. Kam bërë ankesa dhe denoncime, të paktën kërkoj eshtrat apo arkivolin ku ka qenë vëllai”, tha ai, teksa gjatë investigimit ai takoi edhe drejtoreshën e Agjencisë së Shërbimit Funeral në Tiranë.

“Nuk mbaj përgjegjësinë e të tjerëve, denoncojeni në polici dhe Prokurori. Në Tufinë, ka shumë probleme të tilla, madje edhe një varr mural me 7 persona nuk gjendet”, i tha drejtoresha, duke faktuar skandalin e përmasave më të mëdha.

“Dua varrin dhe eshtrat e vëllait”

Në datën 6 korrik 2022, Policia e Tiranës arrestoi drejtorin e Varrezave të Tufinës, bashkë me disa persona të tjerë, të cilët akuzoheshin se shisnin vende varresh, kundrejt një shume nga 50 deri në 200 mijë lekë. “Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini, ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.

Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga seksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë. Sipas informacioneve, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza”, raportuan mediat në muajin korrik.

Pas këtij operacioni, në redaksinë e “Fiks Fare”, u ankua një qytetar nga Tirana, i cili denoncoi zhdukjen e varrit të vëllait. Ai thotë se në vitin 1958, në Spitalin e Tiranës, i ka vdekur një vëlla S.F.

“Ai ka qenë 2 vjeç kur ka vdekur dhe e kanë varrosur në Tufinë. Ka qenë një varr i rregullt, jo nga ato të foshnjave. Deri në vitin 2017 e kam vizituar varrin, pasi shkoja edhe te prindërit. Në atë vend, që është në qendër të varrezave të Tufinës, ishin varre të vjetra, persona të varrosur në vitet ’50 apo ’60. Kishte rivarrime, por të njerëzve të tyre të afërt. S’kishte varre të reja. Në vitin 2017, kam pësuar një aksident dhe s’kam shkuar te varrezat e Tufinës. Kam shkuar më pas në 2021 dhe kam parë që në të njëjtin vend, pra në vendin e varrit të vëllait im, ka qenë e varrosur një grua tjetër A.K. Kam kontaktuar me punonjësit e varrezave dhe më kanë thënë të bëja ankese të Drejtoria e Funeralit në Tiranë. Kam shkuar disa here të kjo drejtori, kam bërë kërkesa, po përgjigjet e tyre kanë qenë kontradiktore”, thotë qytetari.

Më pas shpjegon se Agjencia e Shërbimeve Funerale i ka kthyer përgjigje se në atë vend ku thotë se varri nr.15, është zënë nga varri nr.14 me dy zonja të varrosura që në vitin 1961. Ndërsa në varrin nr.15 që është i regjistruar vëllai im nuk më japin asnjë lloj sqarimi. Denoncuesi pohoi se ka marrë të gjitha dokumentet, certifikatat e vdekjes, apo edhe familjare. Madje, edhe dokumentet që vërtetonin se ishte varrosur në Tufinë, por deri më tani s’ka marrë zgjidhje.

Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

Qytetari tha se e ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Tiranës, në komisariatin nr.4. “Më dhanë të drejtë dhe më thanë se i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Por, deri më tani, s’më kanë lajmëruar se çfarë ka ndodhur me kallëzimin tim” pohon ai, ndërsa shton se te Agjencia e Shërbimeve Funerale ka shkuar me dhjetëra herë.

Qytetari, bashkë me gazetarët e Fiks Fare, shkon te Agjencia e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë për të marrë informacion. Në ditën e parë, ai kërkon të takojë drejtoreshën Raimonda Shino, të cilën e ka takuar edhe më parë për këtë problematikë. Por, punonjëset e i thonë se nuk është tani. Ato i thonë se përgjigjja është ajo që ka marrë me shkrim dhe se po takoi drejtoreshën, të njëjtën përgjigje do të marrë.

Disa ditë më pas, Safeti bashkë me gazetaren e Fiks Fare, shkojnë sërish. Kësaj herë takojnë drejtoreshën Raimonda Shino, e cila u thotë se e ka pritur disa herë zotërinë. “E kam sugjeruar që ta denoncojë në polici ngjarjen. Nuk e mbaj dot përgjegjësinë e të tjerëve. Situata është ajo që kam dhënë në shkresën zyrtare. Ajo që gjendet në terren dhe ato që janë të shkruara në regjistrin e varrezave. Nëse ju keni kërkesë me shkrim edhe unë si drejtuese institucioni do ta përcjell referimin në polici” thotë ajo. Më tej shton se aktualisht në varrezat e Tufinë s’ka probleme të tilla, madje tregon një rast të një familje me 7 persona që kanë bërë një varr mural dhe në vendet e tyre ishin 7 persona të tjerë dhe në regjistër nuk ishte e pasqyruar.

Qytetari i kërkon që të shkojnë në terren, pasi nga përgjigjja me numrat, nuk del e saktë. Ajo thotë se nuk mban përgjegjësi, duke u thënë se “kjo është përgjigjja ime”. Më tej u thotë se përgjigjen ia dha siç del në regjistër dhe se ajo është përgjigjja e tyre. “Nuk mbaj përgjegjësi, unë ta kam dhënë me shkresë zyrtare. Nuk kam ça të bëj, këto janë” vijon ajo, ndërsa e pyesin se ku janë eshtrat. Drejtoresha përgjigjet se “kush mund ti ketë hequr, ka kryer një krim, dhe duhet të merret prokuroria dhe policia. Dhe, nëse vendon gjykata për zhvarrime, normalisht do ta zbatojmë”. /top-channel

Tags: emisioni Fiks FareTufinëvarret

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Gazetat përshëndesin fjalimin e parë të mbretit Charles drejtuar kombit

Gazetat përshëndesin fjalimin e parë të mbretit Charles drejtuar kombit

Finalja, një sukses i ri dhe ca halle të vjetra

Një tufë gjelash (majë plehut) në kohë kolere…

Aksident i rëndë në Stamboll/Metrobusët përplasen kokë më kokë, 99 të plagosur

Aksident i rëndë në Stamboll/Metrobusët përplasen kokë më kokë, 99 të plagosur

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com