Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rënie e numrit të turistëve në bregun bullgar të Detit të Zi

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Rënie e numrit të turistëve në bregun bullgar të Detit të Zi

Në Bullgari ka këtë vit shumë më pak turistë se në vitin 2021 – dhe kjo jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë. Shërbimi i dobët, zhgënjimi i pritshmërive, lufta në Ukrainë, e cila gjendet vetëm 300 kilometra nga plazhet e Bullgarisë, inflacioni që ka bërë që pjesërisht njerëzit të mos kenë shumë para për pushime si dhe shifrat e larta të Covidit kanë çuar në rënien e numrit të turistëve në bregun bullgar të Detit të Zi. Në plazhet e gjata me rërë, ku dikur shezllonet ishin pranë njëri-tjetrit dhe mbizotëronte hare dhe rrëmujë, këtë vit është jashtëzakonisht e qetë.

Në qershor pronarët e hoteleve dhe operatorët turistikë u ankuan se në resortet bregdetare që dikur ishin shumë të frekuentuara, nuk kishte pothuajse fare turistë. Edhe në korrik numri i turistëve të huaj ishte dukshëm më i ulët se zakonisht.

Jo më aq lirë

Po ashtu pushimet në Detin e Zi në Bullgari nuk janë më aq të lira sa mendon dikush. Ofertat gjithëpërfshirëse (all-Inclusive) në Turqi dhe Spanjë janë shpesh më të lira se në Bullgari. P.sh. një javë me ofertë gjithëpërfshirëse në një hotel me tre yje në plazhin e Burgasit, ku pyetëm rastësisht, kushton rreth 1000 euro për person.

Turistët më të rëndësishëm për Bullgarinë, rusët dhe gjermanët, preferojnë të shkojnë në Turqi apo Spanjë këtë verë, thonë operatorët turistikë. Normalisht në Bullgari vijnë 450.000 deri 500.000 turistë rusë, por këtë vit ata nuk kanë ardhur fare, thotë Mariya Tabakova, e ngarkuar për turizmin në metropolin e Burgasit në Detin e Zi. Po ashtu ndërsa në vitin 2021 në Bullgari kaluan pushimet më shumë se 600,000 turistë gjermanë, këtë vit priten 40-50 për qind më pak.

Greqia çmime të ngjashme, por shërbim më i mirë

Shërbimi i keq dhe çmimet në rritje i stepin shumë turistë dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Një koktej me lëng frutash në plazh në Bullgari kushton 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Një vakt i lehtë me sallatë dhe një shishe verë kushton rreth 60 euro për dy vetë. Një kafe kushton 2.50 euro. “Ushqimet janë shtrenjtuar dhe duhet ta kompensojmë disi”, shpjegon  një kamerier.

E njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë me qira shfrytëzimi plazhet dhe të cilët humbjet i “kompensojnë” me çmime më të larta për çadrat dhe shezllonet. Në disa vende një komplet çadër dhe dy shezllone kushton deri në 20 euro në ditë. Prandaj edhe turistët vendas nga Sofja preferojnë më mirë të shkojnë në Greqi, ku çmimet janë të ngjashme, por shërbimi është më i mirë.

Pasojat e luftës në Ukrainë

Faktor tjetër janë edhe pasojat e luftës së afërt, të cilat ndihen direkt në  plazhet bullgare. Kështu në qershor në brigjet e Bullgarisë dolën rreth 3000 delfinë të ngordhur, sepse përdorimi i teknologjive sonare të luftës dhe shpërthimet kishin shkatërruar sistemet e tyre të ndjeshme të navigimit, ose mund të kenë qenë dhe viktima të operacioneve luftarake të drejtpërdrejta. Pushimet në Detin e Zi në Bullgari mbeten një çështje ambivalente: natyra është e bukur dhe ushqimi është i mirë, por shërbimi është i keq dhe çmimet janë shumë të larta. /DW

 

Tags: Bullgarideti i ziUkrainë

TË LIDHURA

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

10:28 | 21/02/2026
Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Next Post
Zbardhet pengmarrja në Elbasan, mbajtën me forcë në automjet 17-vjeçarin

Zbardhet pengmarrja në Elbasan, mbajtën me forcë në automjet 17-vjeçarin

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

SPAK i sekuestron pasurinë biznesmenit me dy emra e dy mbiemra

Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi

Ku do të gjejë krehër Ilir Meta?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

by mirseda
10:28 | 21/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet...

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com