Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, pasi rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali. Kërkesa është bërë nga 15 deputetë të këtij grupi.
15 deputetë të PD-së i kërkojnë organit të Prokurorisë, që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.
“Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.
15 deputetë të PD i kërkojnë organit të Prokurorisë, që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.
Nga të dhënat të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik”.