Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë. Vetë Voda në dalje nga GJKKO ka thënë se do të luftojë sërish, për të fituar pafajësinë e plotë.
Voda thotë se ka humbur një betejë dhe se do të luftojë për pafajësi. “Kam humbur një betejë, por lufta vazhdon për pafajsinë”, është shprehur ish-zv.ministrja e Brendshme.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.