Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Nuk e futa në burg Fatos Nanon në 2005”, Gazment Bardhi ia kthen Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk e futa në burg Fatos Nanon në 2005”, Gazment Bardhi ia kthen Berishës

Berisha ka folur për dosjen e Fatos Nanos, duke theksuar se nuk e ka bërë ai dosjen dhe as nuk ka shtuar asnjë fakt në të. Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Open” në News24, iu përgjigj pyetjes nga gazetari Mentor Kikia përse nuk e futi Nanon në burg, më 2005-ën kur mori pushtetin. Ai tha se Fatos Nano kishte bërë njëherë burg. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, shtoi më tej se qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Ish-kryeministri deklaroi se Nanos i njohu një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin.

Pjesë nga diskutimet:

Kikia: Do doja të rikthehesha pak në kohë, kur ishte kryeministër Nano dhe ju ishit në opozitë. I kemi ende të freskëta akuzat për ansamblin babëzia, mamuthin e korrupsionit, ish-ministrin e Financave, dhe në 2015 kur ju erdhët në pushtet, stafi i Nanos kishte marrë vizat dhe iku i gjithi në arrati, sepse i kishte kapur një panik që këtu do të ndodhë një katrahurë me drejtësi të madhe. Por asnjë njeri nuk u vu para përgjegjësisë. Ju ishit në qeveri dhe Rama në opozitë, nuk u la akuzë pa u bërë nga opozita ndaj jush. Erdhën socialistët, askush nga ju nuk u vu para përgjegjësisë. Tani janë socialistët në pushtet dhe ju në opozitë, e njëjta histori. Tani në pankartën tuaj duket sikur mungon diçka “Rama ik se boll vodhe, se erdhi radha jonë tani”.

Berisha: Atë e shton ti.

Kikia: Unë ndjek logjikën, sepse asnjë qeveri kur ka ardhur në pushtet nuk është marrë me korrupsionin e paraardhësve, por thjesht ka vijuar të njëjtën gjë që ka gjetur të shtruar.

Berisha: A ka mundësi ta faktoj? E the për Fatos Nanon, është shumë e vërtetë. Ke shumë të drejtë, ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë, më tha se çfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha… Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një kundërpërgjigje nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi. Ai ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, marrë shkas nga qëndrimi i Berishës se në vitin 2005 erdhi në pushtet me premtimin për të mos toleruar korrupsionin, por sipas tij, Fatos Nanon nuk e dënoi pasi ai kishte bërë një herë burg. Bardhi thotë se ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.

Statusi

Deklarata e Sali Berishës se erdhi në pushtet në 2005 me premtimim “zero kompromis ndaj korrupsionit”, por mori vendim politik për ti ikur premtimit dhe për të amnistuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos meqënëse ai i dorëzoi pushtetin, është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite.

Deklarata e sotme shpjegon atë të para pak ditëve se në 2013 Sali Berisha e dorëzoi vetë pushtetin, duke ndjekur kështu Sali Berisha modelin e Fatos Nanos dhe Edi Rama modelin e Sali Berishës. Tani po luftojnë për “kush e ka radhën”, duke vazhduar amnistinë dhe duke marrë peng Shqipërinë.

Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij ka marrë peng Shqipërinë në këto 30 vite. Pa ndëshkuar korrupsionin 30 vjeçar nuk ka kurrë të ardhme për Shqipërinë. Ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ndryshe jemi në vendnumëro dhe ndryshojnë vetëm emrat e të korruptuarve!

 

 

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
“Thoja o Zot, të iki shikimi im dhe të vi i çunit”, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

"Thoja o Zot, të iki shikimi im dhe të vi i çunit", familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

Irani planifikon të furnizojë Rusinë me dronë

Irani planifikon të furnizojë Rusinë me dronë

“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”

"Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin"







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com