Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ai i zgjedhim miqtë tanë bazuar tek aroma e ngjashme e trupit?

4 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Ai i zgjedhim miqtë tanë bazuar tek aroma e ngjashme e trupit?

Disa studiues izraelitë, kanë vënë re në një studim të fundit një ngjashmëri të caktuar të aromës që kanë trupat e njerëzve që janë miq me njëri-tjetrin, duke spekuluar se ajo mund të jetë një faktor në favorizimin e miqësive të caktuara ndaj të tjerave.

Po ashtu studimi theksoi se si aroma e njerëzve që nuk njihen ende më njeri-tjetrin, mund të përdoret për të parashikuar ndjesinë e tyre se mund të kenë një lidhje të mirë me ata që sapo kanë takuar. Natyrisht, çdo miqësi është unike, dhe ajo krijohet në bazë të kohërave dhe rrethanave të veçanta, faktorëve të llojeve të ndryshme si ata mjedisorë, të cilët kombinohen më pas me ato që lidhen me tiparet e karakterit të çdo personi.

Po ashtu, ajo që përcakton një miqësi janë gjërat e përbashkëta, interesat e përbashkëta, dhe vetë mënyra e të menduarit, e cila rrjedh pjesërisht nga përbërja gjenetike e dikujt. Por hulumtimi i ri hipotetizon se midis variablave të shumtë, mbi të cilët ne nuk kemi praktikisht asnjë kontroll, është edhe aroma, e cila ka një peshë të caktuar në fazat e hershme të ndërtimit të miqësive, të cilat lindin gati menjëherë mes njerëzve që ndjejnë se kanë një mirëkuptim tëveçantë.

Për të vërtetuar hipotezën e tyre, ekipi zgjodhi 20 çifte personash të të njëjtës gjini (10 çifte grash dhe po aq burrash) të cilët kishin krijuar menjëherë një miqësi të fortë midis tyre. Më pas, secilit pjesëmarrës iu kërkua të shmangte për disa ditë ushqimet që ndikojnë në erën e trupit, si qepa dhe hudhra, të mos përdorte deodorantë, dhe të lahej me një sapun pa erë që iu shpërnda që në fillim të eksperimentit, në mënyrë që të ishte i njëjtë për të gjithë.

Në fund të fazës së parë, secili pjesëmarrës duhej të flinte një natë i veshur me një bluzë, që iu dha po ashtu nga grupi kërkimor. Bluzat iu nënshtruan më pas analizës së një “hunde elektronike”, një pajisje e aftë të analizojë substancat që përbëjnë një erë të caktuar, dhe një kontrolli nga 25 vullnetarë, të ndarë në dy grupe, të cilëve iu kërkua të gjenin ndonjë ngjashmëri midis aromës së një bluze me një tjetër.

Shumica e çifteve të miqve, kishin aroma të ngjashme dhe vështirë se mund të krahasoheshinme atë të anëtarëve të çifteve të tjera. Kjo mund të nënkuptojë se aroma ishte një nga faktorët që e favorizuan fillimin e miqësisë së tyre, edhe për këtë arsye ajo lindi shumë shpejt.

Megjithatë, nuk është dhe aq e pazakontë që dy njerëz që shoqërohen me njëri-tjetrin, të kenë aroma trupore pak a shumë të ngjashme. Pasi ata kanë të ngjarë të kenë stile jetese të ngjashme, dhe të hanë pak a shumë të njëjtat gjëra. Prandaj, studiuesve u duhej një element tjetër për të kuptuar nëse aroma e ngjashme kishte lindur para miqësisë apo anasjelltas.

Prandaj lindi ideja e një eksperimenti të dytë, ku u përfshinë 132 persona, të cilët nuk njiheshin me njëri-tjetrin, dhe me të njëjtin test të bluzës. Më pas pjesëmarrësve iu kërkua të luanin në çifte, një lojë të thjeshtë që kishte të bënte me imitimin e lëvizjeve të njëri-tjetrit.

Më pas, ata duhej të plotësonin një pyetësor që tregonte nëse kishin apo jo një mirëkuptim me shokun e tyre të lojës. Duke analizuar bluzat, grupi hulumtues ishte në gjendje të parashikonte praninë ose mungesën e një marrëveshjeje të caktuar në 71 për qind të rasteve, krahasuar me atë që ishte shënuar në pyetësorë.

Aromat e ngjashme me tonat, perceptohen zakonisht si të këndshme, dhe për këtë arsye ne mund t’i marrim parasysh kur njohim dikë në mënyrë të pavetëdijshme, së bashku me shumë faktorë të tjerë për të cilët gjykimi ynë është i vetëdijshëm, duke filluar për shembull nga origjina e tyre dhe interesat e përbashkëta që dalin gjatë një bisede. Por studimi e pranon se variablat që çojnë në lindjen e një miqësie janë të shumta, dhe se disa, sikurse është aroma, mund të jenë mbizotëruese për disa dhe jo për të tjerët. /bota.al

Tags: aroma e trupitmiqtëstudiuesit

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Ngjarja e rëndë në Japoni, Hideo Kojima kërcënon të padisë për postime të rreme

Ngjarja e rëndë në Japoni, Hideo Kojima kërcënon të padisë për postime të rreme

Kushi përgënjështron lajmin për mos-shpërblimin, Briken Çalja: Ti lemë mënjanë hipokrizitë

Kushi përgënjështron lajmin për mos-shpërblimin, Briken Çalja: Ti lemë mënjanë hipokrizitë

Protestuesit “pushtojnë” pallatin Presidencial, dorëzohet qeveria e Sri Lankës! Çfarë pritet të ndodhë

Protestuesit "pushtojnë" pallatin Presidencial, dorëzohet qeveria e Sri Lankës! Çfarë pritet të ndodhë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Dy turistë belgë bllokohen për mbi 4 orë në Qafën e Valbonës, ndërhyn ekipi i kërkim-shpëtimit
Aktualitet

Dy turistë belgë bllokohen për mbi 4 orë në Qafën e Valbonës, ndërhyn ekipi i kërkim-shpëtimit

by mirseda
19:19 | 10/04/2026
0

Dy turistë shtetas belgë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se katër orë gjatë zbritjes në...

Trump: E vetmja arsye që iranianët janë gjallë është negociata

Trump: E vetmja arsye që iranianët janë gjallë është negociata

19:16 | 10/04/2026
Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite

Presidenca Libaneze: 13 anëtarë të stafit u vranë nga sulmet izraelite

18:42 | 10/04/2026
Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

18:23 | 10/04/2026
Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

18:20 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com