Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk qetësohet – thirrje antishqiptare

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia e Veriut nuk qetësohet – thirrje antishqiptare

Në protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez ka pasur të shtëna me armë dhe sharje kundër shqiptarëve. Policisë i është dashur të ndërhyjë.

Kanë vijuar protestat kundër propozimit francez me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Eskalimi i situatës ndodhi teksa protestuesit nga qeveria u drejtuan tek Ministria e Jashtme. Para sheshit Skëndërbeu janë dëgjuar thirrje antishqiptare sërish, ndërsa protestuesit janë përplasur me policinë që tentoi t’i pengonte ata  për të hyrë në sheshin Skënderbeu. Këtu fillon edhe incidenti me hedhjen e gurëve ndaj objekteve dhe veturave në afërsi të sheshit ku ndodhet edhe një hotel pronari i të cilit ka shtënë me armë zjarri. Policia ka arrestuar pronarin e hotelit.

Mickoski: Duan të më likuidojnë

Kryetari i opozitës maqedonase Hristian Mickovski, i cili ka marrë pjesë në protestë, ka pretenduar se personi në fjalë ka dashur ta vrasë. “Ndodhi një montazh klasik politik. Vrasja e dikujt, e një nëne me fëmijë, vrasja ime, apo e një njeriu të pafajshëm. Ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik. Kam marrë informata joformale për eliminimin tim nga autoritetet. Pamë persona me armë, pati edhe të shtëna, policia iku. Kam një mesazh për shqiptarët: Ne duhet ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë ashtu siç e kemi ndërtuar me shekuj. Një mesazh për maqedonasit, të qëndrojmë dinjitoz dhe të luftojmë”, ka deklaruar në një konferencë të jashtëzakonshme, Mickoski.

Policia mohon pohimet e Mickoskit

Policia i mohon plotësisht pohimet e kryetarit të opozitës, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit tek sheshi Skënderbeu. “Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar dhe ka ndalur dhunën dhe është ndaluar menjëherë një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thonë nga MPB.

LSDM: VMRO-DPMNE dëshiron skenar të përgjakshëm

LSDM akuzon VMRO-DPMNE se ka dashur të inskenojë një skenar të përgjakshëm, së bashku me partnerët e tij të Majtë dhe Aleancën për Shqiptarët. Sipas tyre, Mickoski ka tentuar të luajë viktimën, duke inskenuar një sulm të rremë për të shkaktuar incidente ndëretnike për të mbajtur gjallë protestat e tij të rreme. “Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Regjisor i një skenari që dështoi. Ai nuk ishte objektiv, por luajti rolin më të keq për qytetarët. Është e turpshme që opozita po tenton të shkaktojë tensione ndëretnike”, thonë nga LSDM.

BDI: Incident i inskenuar nga VMRO, Aleanca dhe e Majta

BDI ka dënuar ashpër incidentet e protestave antieuropiane të nxitura nga elementë prorusë përfshirë edhe skenarin në sheshin Skënderbeu në Shkup. “Protesta të dhunshme antieuropiane me elemente pro ruse nxitëse në çdo element organizativ të këtyre protestave. Këto protesta synimin e vetëm e kanë që ta ndalojnë ecurinë e këtij vendi drejt BE-së duke nxitur incidente ndëretnike. Dhe jo më larg se të mërkurën në mbrëmje kishte incidente në Shkup, dhe kush e shkaktoi incidentin? VMRO, E Majta dhe ASH. A mund të flasim për skenar, i cili ka për qëllim të destabilizoj vendin”, ka pyetur zëvëndëskryeministri nga rradhët e BDI-së Aretan Grubi. Aktet e dhunshme në sheshin Skënderbeu janë dënuar nga presidenti i MV Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer. /DW

TË LIDHURA

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
Next Post
Sekretarja e Jashtme britanike: Johnson mori vendimin e duhur për të dhënë dorëheqjen

Sekretarja e Jashtme britanike: Johnson mori vendimin e duhur për të dhënë dorëheqjen

Rritje pagash dhe pensionesh në Greqi nga viti i ardhshëm

Rritje pagash dhe pensionesh në Greqi nga viti i ardhshëm

Braçe: Karteli i grumbulluesve vjedh fermerët, ndaj bërtas (VIDEO)

Braçe: Karteli i grumbulluesve vjedh fermerët, ndaj bërtas (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

by mirseda
20:42 | 14/10/2025
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili viijon raportimin në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes...

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com