Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-ja thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha të premten se Uashingtoni, në koordinim të ngushtë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe aleatët po “përgatitet për të gjitha mundësitë”, teksa po monitorojnë Korenë e Veriut për një testim të mundshëm bërthamor.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë thënë se kanë detektuar përpjekjet e Koresë së Veriut për të përgatitur një vend testues në verilindje të vendit, për të kryer një testim të ri bërthamor, që do të ishte i shtati që nga viti 2006 dhe i pari që nga shtatori i 2017. Më 2017, Koreja e Veriut pretendoi se kishte detonuar një bombë termobërthamore, e cila sipas Phenjanit mund të vendosej në raketat e saj balistike ndërkontinentale.

I dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut, Sung Kim, ishte në Seul për t’u takuar me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia për të diskutuar për kërcënimin në rritje që paraqesin armët bërthamore dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

“SHBA-ja vlerëson se Koreja e Veriut po përgatit vendin e saj për testime në Puggye për testin e shtatë bërthamor. Ky vlerësim po ashtu konsiston edhe me deklaratat e fundit të bërë nga Koreja e Veriut”, tha Kim.

Përveç se po koordinohet me Seulin dhe Tokion, Kim tha se SHBA-ja po përgatit edhe një plan për veprime “afatmesme dhe afatgjata lidhur me pozicionin tonë ushtarak dhe për t’iu përgjigjur çdo provokimi të Kroesë së Veriut dhe sipas nevojës, edhe për të forcuar mbrojtjen dhe për të mbrojtur aleatët në rajon”.

Përfaqësuesit e Japonisë thanë se Koreja e Veriut po përgatitet që me gjasë të kryejë një testim bërthamor, duke kërkuar përgjigje më të fortë ndërkombëtare.

Negociatat midis Penjianit dhe Uashingtonit për programin bërthamor kanë ngecur që nga viti 2019 për shkak të mospajtimeve për të lehtësuar sanksionet amerikane.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjeruar programin e raketave balistike, duke dashur që ta paraqesë shtetin e tij si fuqi bërthamore, në mënyrë që të jetë në pozicion më të mirë për të nxjerrë koncesione nga Perëndimi.

Vetëm më 2022, Koreja e Veriut ka kryer 17 teste të raketa, përfshirë edhe testimin e parë pas pothuajse pesë vjetësh të një rakete balistike ndërkontinentale.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbetet i ndarë për çështjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut dhe Rusia e Kina javën e kaluar vendosën veto ndaj një rezolute amerikane, e cila kërkonte vendosjen e sanksioneve shtesë pas testimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut. / evropaelire

Tags: koreja e veriutSHBAZyrtarët e inteligjencës

TË LIDHURA

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?
Bota

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?

22:12 | 15/08/2025
Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi
Bota

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

21:55 | 15/08/2025
PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë
Bota

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Next Post
SPAK: Nuredin Dumani s’ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Metën

SPAK: Nuredin Dumani s’ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Metën

Rruga e vetme që e legjitimon zotin Berisha dhe Foltoren

Çmimi i karburanteve/Berisha: Bordi kontrollon tregun për llogari të qeverisë, të japin dorëheqjen

Abuzimi me tenderat/SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Abuzimi me tenderat/SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?
Bota

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?

by mirseda
22:12 | 15/08/2025
0

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve...

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

21:55 | 15/08/2025
PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

21:07 | 15/08/2025
Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

20:53 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com