Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kujtimet e ish-deputetit/ “Pse mund të bisedoj për femrat një Hero si Azemi, do të vërë kujën ndonjë demokrat i orëve të para”

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kujtimet e ish-deputetit/ “Pse mund të bisedoj për femrat një Hero si Azemi, do të vërë kujën ndonjë demokrat i orëve të para”

Nga: Mitro Çela

11.9.2001

AUTOÇENSURË

1. Vajza e Azemit Hajdarit. (Rudina)

Më 10 shtator 1999, shkova në shtëpinë e Azem Hajdarit, së bashku me Besnik Mustafain. Shtëpia është më shumë se një muzeum. Foto. Libra. Kompjuteri. Djali i vogël, që nuk ka mbushur vitin, të kujton më shumë se kushdo babain, sepse edhe emrin e ka Azem. Fatmira kur mendon për shkollën e Kirit në Francë, ëndërron të jetë një Azem i dytë. Po vajza?

Besniku:- Vazhdon të shkruash?

Ajo:- Po.

Besniku:- Kur të mbarosh ndonjë cikël me vjersha, dua t’i lexoj…

Ajo:- Nuk bëj më vjersha. Po shkruaj kujtime për babin…

Ishte një bisedë e thjeshtë, që për një çast më ngacmoi. Por vetëm një çast, sepse duke vështruar disa foto të vjetra, biseda e Besnikut me vajzën e Azemit, më doli nga mendja. Vetëm kur u ktheva në shtëpi truri im u vu në lëvizje.

Si e tha?

Si shkruan?

Çfarë mund të shkruajë një adoleshente!?

Raporti midis vajzës dhe babait…

Eskili… Kompleksi i Edipit… Krimi.

Si e parafytyron një fëmijë ndëshkimin?

Hapa kompjuterin. Nisa të shkruaj me mendjen tek vogëlushja: Ishte një ëngjëll që më nxiti për të ndjellur kujtimet për Azem Hajdarin…

2. Dilema e autorit

Një pjesë të shënimeve i kam botuar, të shpërndara në kronika të ndryshme. Nuk më pëlqyen të shpërndara, ndaj i bashkova. Shto ujë e shto miell, siç thotë populli dhe janë bërë nja 100 faqe.

Po më tej?

Nuk është kaqë e lehtë që ato që shkruan ti botosh në një libër!

Unë do të dëshëroja të “imitoja” librin e Fan Nolit “ Betoveni dhe revolucioni”.

Noli shkruan se Betoveni, më i madhi i muzikantëve që ka nxjerrë bota, ishte i shëmtuar, shurdh, pijanec, qeflli grash, kurnac…

Siç tregon vetë Noli, një kritik i paska thënë:

-Pse duhet të “pikturosh” antiportretin e Betovenit? Ai është gjeni…

Noli i është përgjigjur:

-Po të mos kishte Betoveni “antiportertin si muzikant”, ndoshta botës do ti mungonte Sinfonia numër nëntë!…

Pas Dhjetorit ’90 së bashku me Azemin dhe Filip Çakullin kemi ndënjur ditë e netë të tëra. Kemi shkuar disa herë në Romë dhe Athinë. Jo rrëllë, të tre kemi pirë sa jemi bërë “thumb”!

Pse mund të pijë një Hero si Azemi, mund të më qërtoi një militant?…

Unë, siç dihet, kam dobësi për bjondet edhe pse jam i martuar më një ezmerkë! Kur na kalonte karshi ndonjë bjonde e kolme, mua koka më vinte vërdall si “lule dielli”. Azemi i thoshte Filipit:

-Nuk është pa shije ky skuthi!…

Pse mund të bisedoi për femrat një Hero si Azemi, do të vërë kujen ndonjë demokrat i orëve të para!…

Një burrë i mirë, dy vjet më parë donte të bëntë një libër për Azemin. I thashë se duhet të takonte edhe Arben Imamin, Neritan Cekën, Genc Pollon, Maks Haxhinë a Arben Likën…Ata kanë shumë kujtime të bukura nga jeta e Azemit”.

-Je në vete,- më tha! Ka mundësi një Hero si Azemi të ketë pasur miqësi me “tradhëtarë” të tillë të PD-së! Më vjen shumë keq për këshillën tënde, zoti Mitro!…

Po unë pse nuk e botoj librin? Fatkeqësia qëndron brenda meje: Pena ime nuk mund të “matet” me kollosin e letrave shqiptare, me Nolin e madh, që të “guxoj” ta përshkruaj Azemin si student i ardhur nga një provincë e largët, si politikan, si tribun, si qytetar, si njeri i zakoshëm, si hero’ si sevdalli…! Ndaj edhe një pjesë e mirë e shënimeve për Azem Hajdarin “flenë” në kompjuter!…

Presin kur të më “dali lepuri nga barku”, kur të “pushkatoj autoçensurën”, dmth. kur lexuesit të kuptojnë se Herojtë e Demokracisë si Azem Hajdari nuk kanë asgjë të përbashkët me herojtë e realizmit socialit: Të bukur, të gjatë, gjithë muskuj, trima, të mënçur, filozofë, të “virgjër” nga çdo ves… si personazhet e librit sovjetik: “Si u kalit Çeliku!”…

3. Në zyrën e Andreotit

10 Qershor 1992.

Ne ishim në Romë Azemi, Filipi dhe unë. Në orën 12 u futëm në zyrën e Andreotit. Na shoqëronte ambasadori, Dash Dervishi.

Andreoti ishte ende Kryeministri më i fuqishëm i Italisë. I kërrusur. Me veshë të mëdhenj. (Mu kujtua një batutë nga një libër i Kadaresë: Djali i kishte veshët aqë të mëdhenj, sa po ta hidhje nga ballkoni, veshët ktheheshin në parashutë!) Të tillë veshë kishte edhe Andreoti – ndoshta i ishin zgjeruar për të dëgjuar më mirë. Ndryshe nuk mund të spjegohet fakti që qëndroi për 45 vjet në pushtet!

Andreoti: – Më kanë folur për ju! Do ta mbani gjatë pushtetin?

Azemi:- Po të kemi miq si ju, ne do të qëndrojmë në pushtet sa politikani më i madh i Italisë: Andreoti!

Andreoti: – Qesh! Ishin kohë të tjera për Andreotin. Tani kanë ndryshuar gjërat. Sistemi kapitalist për gjysmë shekulli, ka mbijetuar me sistemin socialist. Me rënien e Murit të Berlinit, u shemb edhe sistemi socialist. Këtu del problemi i mbijetesës: Në qoftëse sistemi i sotëm kapitalist nuk ndryshon, atëherë ka rrezik që të na marri socializmi me vete.

Azemi: – Lexova në një gazetë një titull të çuditshëm. “Qeveria italiane është qeveri staliniste”! Eshtë kjo propagandë, paradoks apo…?

Andreoti:- Është një fakt real. Në Itali ka shumë ndërmarrje shtetërore. Sipas ligjit, në ekonominë e tregut, si ndërmarrjet private dhe ato shtetërore, duhet të luajnë si të barabartë. Mirëpo jo rrallë, krraba e qeverisë tërheq nga ndërmarjet shtetërore…Këtu nis mentaliteti stalinist. Mos kujto se vdiq Stalini dhe u përmbys ideologjia e tij…

Azemi:- Fjalë me vend. Në Shqipëri ka 10 vjet që ka vdekur Enveri. Por shumë njerëz e kanë Enverin në bark…

VIJON

Tags: Azem HajdariMitro Çela

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Kartëmonedha e cila shfaq mbretëreshën kur erdhi në fron, tashmë në ankand

Kartëmonedha e cila shfaq mbretëreshën kur erdhi në fron, tashmë në ankand

Presidenti do të zgjidhet të shtunën

Presidenti do të zgjidhet të shtunën

Ballist Morina fiton lirinë, 5 muaj shërbim prove

Ballist Morina fiton lirinë, 5 muaj shërbim prove

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com