gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E gjithë Shqipëria në videon e nuses me dashnorin!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
E gjithë Shqipëria në videon e nuses me dashnorin!

Nga: Mentor Kikia

Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e shikuar në Shqipëri, është një ajo e nuses nga Librazhdi që e kapi vjehrra me dashnorin. Mediat online kishin thuajse të gjitha të njëjtët tituj:

“Vjehrri dhe vjehrra kapin ‘mat’ në krevat nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrri ‘kap mat’ nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrra kapin ‘mat’ nusen e djalit me dashnorin në krevat”

Nuk ka një material më të koncentruar që të tregojë të gjithë Shqipërinë, shoqërinë tonë, në një kohë kaq të shkurtër, në vetëm 42 sekonda.

Në fakt çfarë ka ndodhur?

Djemtë shkojnë në emigrim. Ata vijnë, martohen, lënë gratë shtazëna dhe ikin sërish. Vijnë, ikin, vijnë, ikin…herë njëherë në vit e herë më shumë. Kur vijnë, ndodh që gjejnë ndonjë fëmijë që nuk u del në llogari, ose dëgjojnë thashethemet e fisit dhe lagjes, se çfarë ka bërë gruaja kur ai nuk ka qenë në shtëpi. Dhe atëherë ai merr pushkën, vret gruan, dashnorin (apo atë të supozuarin), edhe fëmijën, dhe veten në ndonjë rast.

Ka një mori krimesh që kanë për burim pikërisht këtë plagë të madhe sociale e morale. Kjo është Shqipëria, ajo ku jetesa është ende e varur në masë dërrmuese nga paratë e emigrimit.

Shpenzova pak kohë të shikoja qendrimet e njerëzve mbi këtë ngjarje, të atyre që përbëjnë shoqërinë, atyre që janë edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe përmbarues vendimesh në të tilla raste.

Ca akuzojnë gruan se nuk i ruan nderin burrit, ndërsa ai punon në kurbet. Të tjerë që akuzojnë burrin që ikën dhe gruan e lë vetëm, dhe atje kushedi se çfarë bën, ndërsa gruaja është njeri dhe ka nevojë edhe për burrin.

Të tjerë që akuzojnë vjehrrin e vjehrrën që dhunuan nusen, e të tjerë që i japin të drejtë vjehrrës që mbron nderin e djalit nga nusja e përdalë…

Të gjithë duket sikur kanë të drejtë.

Në këtë rast, vjehrra dhe vjehrri u kujdesën që tradhëtia të mos mbetej në kuadër fjalësh, por të dokumentohej, me dëshmitarë dhe me prova filmike, që nusja të mos kishte nga të luante. Dhe kjo është pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare që gjendet në këtë video. Injoranca masive. Mendojeni pak skenën: Vjehrra me telefon që filmon për t’ia dërguar videon djalit, por pastaj ndërron mendje dhe ia dërgon më parë mediave online. Fisi i burrit që thërritet të jetë dëshmitar dhe mësyn në dhomën e mëkatit duke ulëritur. Mediat që publikojnë videon dhe pastaj i bëjnë thirrje policisë që të mbrojë nusen.

Çfarë drame në 42 sekonda.

Në fare pak kohë është drama e një populli, ku shfaqet varfëria ekonomike, që detyron burrat të emigrojnë për të mbajtuar familjen, dhe ku gratë duhet të presin tek dera kur burri të kthehet.

Shfaqet plaga sociale e shkatërrimit të familjes dhe njeriut, në të gjitha dimensionet.

Shfaqet injoranca masive e atyre që ishin në vendin e “skenës së krimit” dhe atyre që dalldisen për të parë një video me seks.

Shfaqet mungesa e profesionalizmit të mediave që lëshohen pas një videoje si skifterët e uritur pas një zogu të ngordhur.

Në vetëm 42 sekonda shfaqet një shoqëri e tërë, e degraduar deri në palcë.

Tags: mentor kikianusjavjehrra

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Rexhep Qosja: Rama e Kurti të flasin hapur për bashkimin e dy vendeve

Rexhep Qosja: Rama e Kurti të flasin hapur për bashkimin e dy vendeve

Rruga e vetme që e legjitimon zotin Berisha dhe Foltoren

Berisha: Për shkak të pazareve kaluam nga humbje në humbje (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com