Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Nga: Lorenc Vangjeli

Ka disa muaj që Edi Rama shëtit me një tufë të madhe çelësash në xhep. I shpërndan ato në Tiranë, Durrës, Kavajë, Mamurras, Laç, Kamëz, Shijak apo në Golem e gjetkë. Dy vjet më parë vizatonte projekte në 3D dhe dëgjonte kritikët e tij që e akuzonin dhe njëherë si përherë, si rob të formës mbi përmbajtjen, si mjeshtër të fjalës, por jo të veprimit duke pritur t’i vijë dita që të shpaguhej me analfabetët që flasin me ton akademikësh.

Tashmë, duke shpërndarë apartamentet e reja, të ndërtuara apo të rindërtuara mbas tërmetit të nëntorit 2019, ai ka ngrehur kurthin model për kundërshtarët e tij. Një çark në të cilin, më shumë nga ligësia se nga padija, më shumë nga verbimi prej urrejtjes se miopia klasike, kanë rënë të gjithë.

Edi Rama ju imponoi veten njëkohësisht edhe atyre që e duan me pahir në partinë e tij, edhe sfidoi kundërshtarët nga pozitat e forcës, për mandatin e katërt me hir apo me pahir.

Në Lezhë ishte stacioni i fundit në rradhë dhe aty e pritën sipas mënyrës që shqiptarët presin gjithmonë udhëheqësin e rradhës: valle me ritmin e daulles. Pa dashur t’ja dinë se daullet bien sot, por do të dëgjohen së paku, tre vjet më pas.

Atëherë kur të vijnë zgjedhjet e rradhës dhe kur Rama do t’u imponohet, të vetëve dhe kundërshtarëve, me provën reale se ai lidh formën me përmbajtjen dhe se hendeku i tij mes të thënës dhe të bërës është i ngushtë, sa vijëza ku futet fleta e votimit. Por edhe kjo është vetëm kronikë politike. Eshtë lajm i ditës për publikun dhe “nder” i jetës për të dëshpëruarit nga tërmeti.

I vetëdijshëm që kush iku atë mbasmesnatë nëntori nuk kthehet më, ai shenjon se ata që mbeten pas, fituan shtëpi të reja. Në fakt, kjo është vetëm ajo çfarë duket dhe deri më sot, askush nuk ka folur për një standart të ri që u vendos, për një lartësi steke, të cilën, kryeministri i fundit të mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të parë, e ngriti për t’ja bërë jetën të vështirë cilitdo pasardhësi të tij.

Duke nisur me të vetët që janë të gatshëm të betohen në publik se Rama është bekimi dhe kushti i vetëm për të marrë dhe qëndruar në pushtet dhe duke përfunduar tek kundërshtarët që duket se janë mallkuar pa kushte. Nesër, në të njëjtat rrethana – Zoti mos e dhëntë – nëse bie një tërmet tjetër, kreu i rradhës i qeverisë do të duhet të bëjë bashkë premtimin me veprimin kur të thotë mes rrënojave: Ne nuk do t’ju lemë vetëm! Shteti do t’jua ndërtojë shtëpitë nga e para! Më të mira sesa ishin dhe falas!

Dhe pastaj duhet të dalë nëpër botë si lypës luksoz, siç thotë ai që ka luksin të bëjë populistin nga halli dhe të gjejë një miliard e kusur euro keqardhjeje dhe solidariteti nga një dynja që po e njeh gjithmonë e më pak edhe keqardhjen, edhe solidaritetin.

Pastaj duhet të shpikë Arben Ahmetajn e tij, që të gjëmojë me letra në duar, llaçin dhe tullat që duhen për ndërtim, pastaj duhet të shndërrojë në Benz gjerman, makinën e përgjumur me avull të pushtetit lokal, ku veç Erionit të Tiranës e ndonjë tjetri, të tjerët vetëm nxjerrin avull; dhe pastaj të shkojë në aheng me daulle dhe valle me daulle të njerëzve që e shohin nga xhepat. Aty ku kryeministri i rradhës duhet të fshehë çelësat e shtëpive, si gjyshet karamelet për nipërit. Me një diferencë: çelësat janë karamele që ëmbëlsojnë në breza dhe janë të shtrënjta për qamet. Dhe me një detyrim, transparencë për mënyrën si u shpenzuan qindarkat që të gjitha bashkë do të kalojnë miliardin e eurove.

Tags: Ahmetajlorenc vangjelirama

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
I kërkon ndarjen LIVE, e dashura shpërthen në të shara: Më plasi b****

I kërkon ndarjen LIVE, e dashura shpërthen në të shara: Më plasi b****

El Dorado: Historia e vërtetë pas legjendës

El Dorado: Historia e vërtetë pas legjendës

Vodhën postën në Babrru dhe u arratisën me biçikleta

Drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, gjobë dhe pranga 25-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com