Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pesë kryediplomatë të BE-së kërkojnë debat urgjent për Ballkanin

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pesë kryediplomatë të BE-së kërkojnë debat urgjent për Ballkanin

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, i kanë kërkuar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, që në mënyrë urgjente të fusë në rend dite Ballkanin Perëndimor në takimin e radhës së Këshillit të Çështje të Jashtme, duke e cilësuar këtë rajon si me rëndësi të veçantë.

Në një letër dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, këto shtet thanë se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në vendet e BE-së, duhet që Këshilli i Çështjeve të Jashtme, gjatë prillit të diskutojë për strategjinë në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat thanë se “përderisa vetëm disa javë kanë kaluar nga diskutimi ynë i fundit për Ballkanin Perëndimor, situata gjeopolitike ka përjetuar një ndryshim të madh për shkak të agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh pozitën kyçe strategjike si rajon i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së”, thuhet në letër.

Kryediplomatët e pesë shteteve të BE-së e vlerësuan vizitën që Borrell bëri në mars në Shkup, Tiranë dhe Sarajevë, vizitë, që sipas tyre, dëshmoi përkushtimin e fuqishëm të bllokut evropian për Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të parandalojë efektet dëmtuese të sulmit ndaj Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Për këtë është edhe më urgjente se kurrë më parë që t’i japim një shtytje procesit të integrimit të rajonit në BE“, thuhet në letër.

Konkretisht, ministrat kërkuan që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nisja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënia e statusit të vendit kandidat Bosnjë e Hercegovinës dhe përshpejtimi i procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Duhet të kemi një pikëpamje të re ndaj çështjeve si nisja e shpejt e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjetjen e rrugës për përshpejtimin e negociatave, që janë në vazhdim e sipër, të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, të avancojmë me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të mbështesim konsolidimin e unitetit të Bosnjë e Hercegovinës që të marrë statusin kandidat”, kanë shkruar pesë ministrat e Jashtëm të BE-së.

Në letër po ashtu u kërkua që të rritet bashkëpunimi praktik me shtetet e Ballkanit si dhe këtyre shteteve t’u jepet ndihmë me qëllim që të përballen me pasojat ekonomike që ka shkaktuar agresioni rus, në veçanti në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe prodhimeve të tjera.

Letrën dërguar Borrellit – i cili kryeson Këshillin e Çështjeve të Jashtme – e kanë nënshkruar ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ai i Çekisë, Jan Lipavsky, krydiplomati hungarez, Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok dhe ai slloven, Anze Logar.

Takimi i radhës i ministrave të Jashtëm të BE-së do të mbahet më 11 prill në Luksemburg. Ende nuk është e qartë nëse tema e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në rend dite, pasi sipas burimeve diplomatike, situata aktuale në Ukrainë dhe krimet e pretenduara të forcave ruse, kërkojnë që fokusi i ministrave të jetë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Por, gjithnjë e më shumë shtetet e BE-së dhe deputetët e Parlamentit Evropian po kërkojnë që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus për shkak të rrezikut të ndikimit të Rusisë në rajon dhe mundësisë që të ketë përshkallëzim të tensioneve. /evropaelire

Tags: beJosep Borrell

TË LIDHURA

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

22:50 | 28/03/2026
Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Bota

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit
Bota

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Next Post
Edhe një herë për një korridor të rëndësishëm rrugor

Edhe një herë për një korridor të rëndësishëm rrugor

Sherr mes 4 personave në Tiranë, plagosen dy vëllezërit binjakë

Konfliktohet me disa persona në një lokal në Sauk, plagoset 39-vjeçari

Reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

Reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com