Nga shumë tiranë që ka parë historia, pak prej tyre kanë ndikuar aq shumë në imagjinatën bashkëkohore, sa kryekomandanti mongol i njohur si Xhengiz Khan. Duke mbledhur fise të ndryshme për të formuar ushtrinë më të madhe të afërt në botë, perandoria e Khan dominoi një hapësirë prej mbi 31 milionë km2. Ja çfarë mund të mos dini mbi njeriun që ndikoi shumë në formësimin e botës moderne:
Harta e perandorisë së tij ishte shumë e gjerë
Xhengiz Khan ishte i jashtëzakonshëm për kohën kur jetoi. Kjo sepse e ndërtoi ushtrinë e tij,pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Ai zgjidhte si komandantë udhëheqësit më të aftë dhe jo domosdoshmërisht të afërmit e tij.
Pasi e kompletonte ushtrinë e tij, Khan nisej të kryente pushtimet e radhës. Ndër tokat e pushtuara nga Khan dhe pasardhësit e tij gjatë një periudhe të shkurtër por shumë brutale 25-vjeçare, përfshiheshin territore nga Kina, Irani, Uzbekistani, Turkmenistani, Afganistani dhe Rusia e sotme.
Fëmijëria e Xhengiz Khan ishte shumë traumatike
Falë librave si “Genghis Khan” nga Xhek Uedhërford dhe “Krijimi i botës moderne” (2004) dhe “Historia sekrete e mongolëve”, dihen më shumë detaje mbi disa aspekte të jetës së Khan. I lindur si Temuxhin pranë kufirit që ndan Mongolinë dhe Siberinë në vitin 1162, Khanpati një fëmijëri të vështirë.
Babai i tij u helmua nga një klan armik. Në atë moment klani i familjes së tij braktisi Temuxhin, nënën e tij dhe 6 vëllezërit e motrat e tij. Pasi vrau gjysmë–vëllain e tij, Temuxhin,mori drejtimin e fiseve mongole. Pasi u bë shumë i famshëm, ai u bë i njohur si XhengizKhan, ose “Sundimtari Universal”.
Legjenda thotë se Xhengiz Khan dhe ushtritë e tij, vranë më shumë se 40 milionë njerëz
Ushtritë e tij besohet se kanë masakruar mbi 40 milionë njerëz,edhe pse ky numër merret me rezerva nga shumë studiues, pasi Khan mund t’i ketë ekzagjeruar enkas shifrat e regjistruara nga historianët për të frikësuar armiqtë e tij.
Ushtarët e Khan përdorën një sërë taktikash që sollën edhe dominimin e tyre tëpadiskutueshëm në fushën e betejës, duke përfshirë inskenimin e një tërheqjeje dhe më pas rikthimin e beftë, katapultimin e gurëve dhe kafshëve të sëmura mbi muret e qyteteve tërrethuara, si dhe ndërprerjen e furnizimeve me ujë dhe ushqim për të rrethuarit.
Shkaku i vdekjes së Xhengiz Khan mbetet enigmatik
Gjatë kohë që po shtypte një revolucion në mbretërinë kineze Xi Xia në vitin 1227, Khanvdiq në kampingun e ushtrisë së tij. Shkaku i saktë nuk dihet, por mund të ketë qenë i
lidhur me plagët që mori kur ishte rrëzuar nga kali një vit më herët. Nëse njerëzit e Xi Xiamenduan se mund të binin në qetësi për shkak të kësaj ngjarje, e kishin gabim. Para vdekjes së tij, Khan urdhëroi njerëzit e tij që ta pushtonin tërësisht atë mbretëri.
Askush nuk e di vendndodhjen e varrit të tij
Pas vdekjes së tij, trashëgimtarët e tij mbajtën një funeral privat në shtëpinë e tij në Karakorum, dhe vranë cilindo që e pa atë qoftë edhe aksidentalisht. Më pas Khan u vendos në një varr të pashënuar, që u shkel nga mbi 1000 kuaj për të fshirë çdo gjurmë.
Pavarësisht interesit të historianëve mbi vendndodhjen e saj, askush nuk e ka gjetur atë. Dhe për shkak të zakoneve mongole të asaj kohe që i varrosnin njerëzit me prejardhje nga populli Xiongnu – siç ishte potencialisht dhe Khan – 20 metra nën tokë, askush nuk ka gjasa që ta zbulojë ndonjëherë.
Falë ADN-së, e dimë se Xhengiz Khan ka shumë pasardhës
Sot është e vështirë të përcaktohen trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Khanit. Por ajo që dinëhistorianët mbi pasardhësit e Khan, është tronditëse për jo pak njerëz. Për shkak se Khanshkonte me shumë gra nga vendet që pushtonte, është vlerësuar se më shumë se 20.000 lindje ishin rezultat i këtyre marrëdhënieve.
Në vitin 2003, studiuesit zbuluan se 16 milionë burra në Azinë Qendrore kishin të njëjtin kromozom mashkullor Y. Edhe pse nuk është provë përfundimtare se ata e kanë prejardhjen nga Khan, ajo është një provë rrethanore e fortë.
Djali por edhe nipi i tij, Kublai Khan, lanë pas shumë pasardhës
Khan pati shumë fëmijë, të cilët nga ana e tyre përfituan pjesën e tyre nga tokat e pushtuara. Më i madhi i tij, Tushi, mund të ketë pasur deri në 40 djem. Nipi i Khan, Kublai Khan, dihej se kishte 22 djem.
Xhengiz Khan ndoshta do ta kishte urryer statujën e realizuar për nder të tij
Khan ngurronte që të vizatohej imazhi i tij. Sa ishte gjallë, ai nuk pranoi që dikush të pikturonte apo skaliste fytyrën e tij, dhe as nuk donte të shfaqej në ndonjë monedhë. Sot, ai përfaqësohet në një sërë monumentesh. Por më i famshmi ndodhet pranë Ulanbatar, kryeqytetit të Mongolisë. Statuja 40 metra e lartë e përshkruan Khan-in hipur kalë dhe qësimbolikisht mësyn drejt Evropës.
Thënia më e famshme e Xhengiz Khan.
“Unë jam kamxhiku i Zotit. Sikur të mos kishit bërë mëkate të mëdha, Zoti nuk do të kishte dërguar mbi ju një ndëshkim si unë!”. / bota.al