Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK kërkon arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti socialist Alqi Bllako, reagoi dje pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK, pasi akuzohet për aferën e inceneratorëve. Bllako shprehet se është i tronditur, dhe se një proces i drejtë do të provojë pafajësinë e tij. Ai ndër të tjera thekson se nuk do të përdorë si mburojë mandatin e deputetit, dhe se ka mburojë pafajësinë e tij. Po kështu ka vendosur ti paraqesë dorëheqjen Parlamentit, dhe do të përballet me akuzën pa asnjë privilegj.

Ja se çfarë shkruan ai

Të nderuar miq!

Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

Majko drejt rikthimit në Parlament

Arrestimi i Bllakos nuk mund të bëhet pa një vendim nga Kuvendi, më konkretisht nga Këshilli Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, që pritet të mblidhet sot në orën 18:00 për t’i hapur rrugë drejtësisë të veprojë. Por nëse Komisioni i Mandateve lejon arrestimin e Bllakos, atëherë një tjetër socialist merr postin e tij. Në bazë të listave të kandidatëve, në zgjedhjet e 25 prillit pas Bllakos është i renditur në listë Pandeli Majko.

Majko u rendit në vendin e 19-të dhe mori 8790 vota ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin. Ndërsa Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977. Alqi Bllako u zgjodh deputet në 25 Prill nga lista e qarkut të Tiranës. Ai ishte renditur i 17-ti në listë, ndërkohë që PS-ja fitoi 18 deputetë në këtë qark.

Tags: Alqi Bllakoinceneratoretmandati i deputetit

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post

Indonesia Urges Olympic Council of Asia to Promote 2018 Asian Games

Tërheqja e Rusisë/ Zelensky: Ukrainasit nuk janë naivë

Tërheqja e Rusisë/ Zelensky: Ukrainasit nuk janë naivë

Putin merr një tjetër “goditje”, forcat ruse kthehen në Bjellorusi

Putin merr një tjetër "goditje", forcat ruse kthehen në Bjellorusi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com