Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë një bisede telefonike për më shumë sanksione për të shtrënguar më tej Rusinë, ka mësuar CNN.
Sipas burimeve të shumta, Zelenskyy i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare, dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Zelenskyy përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës.
Zelenskyy dhe Biden folën për 49 minuta të premten.
Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.
Zelenskyy falenderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today