Një komandant i lartë në ushtrinë ruse është vrarë gjatë luftimeve pranë Kharkiv, sipas Shërbimit të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar.
Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendës komandant i parë i Ushtrisë së 41-të të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.
Një numër oficerësh të lartë të ushtrisë ruse u vranë dhe u plagosën gjithashtu. Inteligjenca ukrainase thotë se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri. Ai mori një medalje “për kthimin e Krimesë”.
Zyrtarët ukrainas postuan në Twitter një foto të dikujt që ata thanë se ishte Gerasimov, me fjalën “Likuiduar” me shkronja të kuqe në fund.
Korrespondenti diplomatik i BBC, Paul Adams, ndan këtë mendim lidhur me raportet për vdekjen e Gerasimov.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today