Një nga dëshmitarët e thirrur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nuk ka pranuar të japë detaje. Valbona Ballgjini, ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës, u shpreh se nga ana e SPAK-ut i është kërkuar të mos japin asnjë informacion, pasi përbën sekret hetimor. Ballgjini tha se në Komision është paraqitur në respekt të punës, dhe se nuk mund të jap asnjë detaj, pasi është pjesë e sekretit hetimor.
Debati
Ballgjini: Në momentin që jemi thirrur në SPAK, na është lënë detyrë që asgjë nuk duhet të dalë përtej asaj që është diskutuar. Unë kam ardhur këtu në respekt të punës tuaj, por që unë nuk mund të jap asnjë detaj dhe më është thënë nga SPAK është pjesë e sekretit hetimor.
Tabaku: Keni informacione për t’ja komunikuar Komisionit, një shkresë nga SPAK?
Ballgjini: Duke qenë se është pjesë e sekretit hetimor edhe deklaratat nuk na janë dhënë, nuk na lejohet të flasim.
Tabaku: Bazuar mbi komunikimet e zotit Shalsi, ne prokurorët, ne vendosëm të firmosnim një deklaratë për këtë që thatë. Këtë procedurë e kemi kaluar njëherë, por duam të jemi produktivë. Kështu që unë mendoj që me zonjën Ballgjni të operojmë siç operuam me zotërinë nga inceneratori i Fierit.
Shalsi: E kam theksuar disa herë në këtë mbledhje sesa të kujdesshëm jemi kur i drejtohemi dëshmitarëve, por edhe njëri tjetrit. Këtu kam pjesë të procesverbalit dhe çfarë kam thënë unë. Unë kam përmendur studentë të fakultetit juridik të cilët bashkë me pedagogë po ndjekin edhe për eksperiencë se çfarë themi ne.
Kam cituar gjyqtarë dhe prokurorë që janë të shqetësuar se mos me dashje apo pa dashje ne po ndikojmë dhe cenojmë një hetim paralel që organet po bëjnë. Unë kam sjellë një shqetësim i cili po interpretohet nga studio të botës akademike. Ne këtu jemi për të hedhur dritë mbi të vërteten dhe ne nuk bëhemi mbrojtës për askënd që ka probleme me ligjin. Ne po jemi dhe nuk mund të mos shprehim shqetësime për interpretimet apo komentet e disa deputetëve që shqetëson komunitetin. Citoni drejt çfarë themi.
Tabaku: Duke refuzuar për të dëshmuar është duke kryer një vepër penale.