Rusia thotë se tërheqja e forcave nga kufijtë e Ukrainës ishte planifikuar, dhe thekson se do të vazhdojë të lëvizë trupat nëpër territorin e saj si ta shohë të arsyeshme.
“Ne kemi thënë gjithmonë se pas përfundimit të stërvitjeve… trupat do të kthehen në bazat e tyre të përhershme. Nuk ka asgjë të re këtu. Ky është një proces i zakonshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai akuzon SHBA-në për nxitjen e krizës, duke paralajmëruar vazhdimisht për një pushtim të afërt, deri në pikën ku Peskov tha se presidenti Vladimir Putin kishte bërë shaka për këtë.
“Ai kërkoi [ne] të zbulonim nëse koha e saktë, deri në orën, e fillimit të luftës ishte publikuar”, thotë ai. “Është e pamundur të kuptosh këtë çmenduri maniake të informacionit”.
Ne ende nuk e dimë saktësisht se sa trupa po tërhiqen. Ka rreth 130.000 trupa ruse në kufijtë e Ukrainës, duke përfshirë disa në Bjellorusinë fqinje.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today