Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen procedurat përkatëse dhe gjithashtu Krimi Ekonomik po bën hetimet e saj. Ka qenë Bashkia e Tiranës, e cila njoftoi se do të kërkojë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës, në Federatën Shqiptare të Futbollit”. Ndërsa Armand Duka kërkon një mandat të 6-të në krye të FSHF-së, Erion Braçe u bën thirrje të gjithë kryetarëve të Bashkive që t’i japin Dukës fundin e merituar.
Ja se çfarë shkruan Erion Braçe:
ARMANDO DUKA PO KERKON NJE MANDAT TE GJASHTE!
KA SHUAR FUTBOLLIN NGA
GJYSMA E #SHQIPERISE DHE
ENDE KERKON TE QENDROJE!
Nje #SUPERLIGE e vogel,
ka perjashtuar gjysmen e Shqiperise nga futbolli si vullnet i tij; keshtu e kontrollon, paravendos, fikson.
Kush fiton KAMPIONATIN, KUPEN,
kap EVROPEN, pra merr parate e futbollit-te gjitha parate e tij e ne funksion te kesaj, kush bie nga Superliga, kategoria e kush SHUHET FARE e vendos ai!
▪️Ka shuar futbollin ne Lushnjen e Roza Haxhiut e gjithe Haxhilereve qe i dhane tonin futbollit aty;
▪️Ka shuar futbollin ne Fierin e Loni Papuciut e Majacit te madh;
▪️Ka shuar futbollin ne Beratin e Arberve, te gjithe Arberve qe bene golat e kampionateve ne vite;
▪️Ka shuar futbollin ne Gjirokastren e Sefedin Brahos se madh e Lefter Millos se pavdekshem, nje liste te gjate gjirokastritesh qe ben kombetaren e Shqiperise;
▪️Ka shuar futbollin ne Vloren magjike te Mexhit Haxhiut, Bejkush Birces, FLAMURTARIT TE MADH te Beogradit e Barcelones se Kushtes e Rucit.
ESHTE NJE HISTORI E TERE E FUTBOLLIT TE SHQIPERISE QE ESHTE SHUAR PREJ TIJ!
E shihni cka bere apo jo?
Eshte nje pyetje qe ja drejtoj cdo qytetari qe rron me pasionin e futbollit;
ESHTE NJE PYETJE QE JA DREJTOJ KRYETAREVE TE BASHKIVE TE KETYRE QYTETEVE, GJYSMES SE SHQIPERISE, TE CILET-po me thone, QENKAN PERFSHIRE NE GARE PER TE RIZGJEDHUR ARMANDO DUKEN!
Kam nje pyetje per ta, jo si deputet, asfare si i tille, por si nje njeri qe cmendet pas futbollit;
E DINI CFARE PO BENI APO JO?
Keni paguar miliona euro ne 20 vite per futbollin e ARmando Dukes, jo per futbollin e femijeve por per futbollin e ARmando Dukes dhe keni marre pas SHUARJEN E FUTBOLLIT NE QYTETET TUAJA!
A e kuptoni sa ne borxh jeni me qytetaret tuaj per ti shkuar pas futbollit te ARmando Dukes?
Booooll!
Ndaluni ketu!
NUK KA ME PARA PER FUTBOLLIN E ARMANDO DUKES!
KA PARA PER FUTBOLLIN E FEMIJEVE!
Ndaj ndahuni me ARmando Duken,
nuk ka me mandat per te!
View this post on Instagram
Ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ajo çfarë ka ndodhur në drejtimin e Federatës së Futbollit nga ana e Armand Dukës, është një trashje e zullumit. Për këtë arsye, sipas tij, Duka duhet të japë llogari në Prokurori. “Kur trashet zullumi duhet të japësh llogari, të paktën në Prokurori”, ka thënë Veliaj në emisionin “Real Story” në News 24.
Armand Duka ka vëlla Agron Dukën që është në radhët e opozitës, dhe secili ka pasur karrierën e tij, dikush mund të thotë se ky është një sulm politik dhe del ideja, edhe këtë doni ta merrni?
Veliaj: Kësaj i përgjigjem siç iu përgjigja asaj të Astirit. Ato tre vjet që humbëm duke djegur goma, do të na i rikthejë njeri? Sapo iu referove që sapo ka 20 vjet. Të ketë djegur rininë e çunave që janë rritur me këtë dhe kanë parë që ka shitur ndeshje, ke ekipe që janë skualifikuar nga UEFA, që ke parë në TV se si lihen gola.
Ne kthehemi si në vitin 2007, kur shikojmë qeverinë përballë Federatës, po shikojmë të njëjtën sjellje, a ka një mënyrë tjetër si zgjidhet kjo?
Veliaj: Po ka një mënyrë tjetër; Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushatat? Ku janë pagat e luftës, pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? More 2 mln dollarë, ku shkuan? Zhduken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet. Kur shikon që në 20 vjet të kenë ikur bashkëpunëtorët, tregon se çfarë lidershipi je. Ajo që ndodhi në Durrës, ku u falsifikua firma e kryetarit të Bashkisë së Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak?