Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij të mbetura. Ish-kancelari austriak dhe lideri aktual i ÖVP Sebastian Kurz tërhiqet krejtësisht nga politika. Lindja e djalit të tij disa ditë më parë qe shkasi, tha ai në Vjenë.

Për dhjetë vjet, Kurzi tha se qe angazhuar në Austri në poste të ndryshme qeveritare. Megjithatë, muajt dhe javët e fundit qenë të vështira. Ai ndihej i përndjekur ndonjëherë, shpjegoi Kurz. Tani që është bërë baba, prioritetet e tij kanë ndryshuar. Ai e kishte kuptuar se kishte lënë pas dore fusha të tjera përveç politikës. Për më tepër, entuziazmi i tij për politikën është zbehur ndërkohë.

Lideri i ri i ÖVP pritet të jetë ministri i Brendshëm Karl Nehammer.

Sondazhet e blera?

Kurz-i dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë në tetor, pasi hetuesit e korrupsionit bastisën ndër të tjera kancelarinë dhe selinë e ÖVP . Kurz-i dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara. Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike. Ata akuzohen veçanërisht për shkelje të besimit. Kurz, i cili kundërshton akuzat, u bë anëtar i parlamentit si kryetar grupi parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga posti i tij. Ai mbeti gjithashtu kryetar i ÖVP.

Në mesin e nëntorit, parlamenti austriak votoi për heqjen e imunitetit të Kurzit në mënyrë që të lejojë që akuzat të sqarohen shpejt.

Karrierë meteorike

Deri këtë kohë, Kurz pati një karrierë meteorike. Ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në moshën 27-vjeçare dhe kancelar federal në moshën 31-vjeçare. Mandati i tij i parë si kryetar i qeverisë përfundoi në vitin 2019, pasi u ngritën akuza për korrupsion ndaj partnerëve të koalicionit të djathtë të FPÖ. Si pjesë e hetimit për të ashtuquajturin skandal Ibiza, hetuesit ekzaminuan edhe mesazhet në celular në rrethinën e ÖVP, të cilat përfundimisht e rrëzuan Kurz-in. /DW

Tags: Ish-kancelari austriakSebastian Kurz

TË LIDHURA

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam
Bota

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest
Bota

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit
Bota

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Next Post
Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i "Top Channel"

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com