Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund të jetë energjia bërthamore, si energji e gjelbër?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
A mund të jetë energjia bërthamore, si energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.

Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të qëndrueshme promjedisore. “Energjia atomike nuk mund të jetë zgjidhja në krizën për klimën”, tha ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze. “Ajo është me mjaft rreziqe, shumë e ngadalshme dhe e shtrenjtë për dekadën vendimtare në luftë kundër ndryshimit të klimës.” Sipas ministres gjermane, me energjitë e rinovueshme kemi një alternativë të mrë. Këtë pozicion e ndajnë edhe vende si Portugalia, Danimarka dhe Austria,

Disa vende duan ta kategorizojnë energjinë atomike si energji të gjelbër

Sfond i këtij debati janë përpjekjet brenda BE për taksonominë, një sistem klasifikimi për investime mbrojtëse ndaj klimës. Me këtë teknologjitë marrin një vlerësim të caktuar si teknologji promjedisore me qëllim që burimet financiare të përdoren më shumë për teknologjinë e gjelbër.

Por tetë shtete të BE, mes tyre Franca, Polonia, Hungaria, Çekia i kanë bërë thirrje Komisionit Europian jo vetëm të klasifikojë si të gjelbra centralet atomike dhe deponitë e tyre, por edhe centralet e gazit natyror. Për energjinë fosile të gazit natyror, ky kategorizim duhet të vlejë përkohësisht deri në vitin 2030, dhe vetëm për “centralet më efikase”, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit në Francë.

Schottland | UN-Klimakonferenz Cop26 in Glasgow 2021 | Svenja SchulzeSvenja Schulze

Deklarata e 5 ministrave të Mjedisit

Për të vepruar kundër këtyre planeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Schulze dhe ministrat e Austrisë, Luksemburgut, Danimarkës dhe Portugalisë publikuan një deklaratë së fundmi. “Dekada aktuale është vendimtare për rrugën tonë të përbashkët drejt neutralitetit ndaj klimës dhe një sistemi ekonomik, që respekton kufijtë e planetit tonë”, thuhet aty. Prandaj ka shumë rëndësi, që “të kemi një taksonomi të besueshme, të orientuar të BE.” Nënshkruesit përmendin aty mbetjet e energjisë atomike si të rrezikshme për klimën.

Çdo vend ka “të drejtë sovrane” të vendosë për ose kundër energjisë atomike, theksojnë pesë ministrat e Mjedisit. Por futja e kësaj forme të energjisë në taksonominë e BE “do të dëmtonte integritetin, besueshmërinë dhe vlerën” e energjive të tjera të rigjenerueshme. Në një ekspertizë juridike të Ministrisë Federale të Mjedisit në Berlin, thuhet, se kategorizimi i energjisë atomike si energji e “gjelbër” mund të “nxirrej para gjykatave të BE”. Berlini dhe Vjena jo drejtpërdrejt kërcënojnë me padi, nëse Komisioni Europian mbështet Francën dhe vendet që janë pro energjisë atomike.

Aktion gegen einen Atomkraftwerk-Neubau in PolenProtesta në lumin Oder kundër energjisë atomike dhe planeve të Polonisë për ngritjen centralit atomik

Greenpeace shikon një sinjal të fortë

Drejtuesi i organizatës ambientaliste, Martin Kaiser e përshëndeti aleancën kundër kategorizimit të energjisë atomike si energji të gjelbër. “Aleanca e shteteve si Gjermania, Austria, Luksemburgu e Portugalia dërgon një sinjal të fuqishëm në drejtim të Komisionit Europian dhe i vë kufi ngjyrimit të gjelbër të energjisë atomike.” Sipas komisionerit të BE për financat, Mairead McGuinness vendimi për kategorizimin e energjisë atomike dhe gazit natyror në taksonomi do të merret deri në fund të vitit. Shtetet anëtare kanë pastaj 12 muaj kohë të ngrenë pretendimet e tyre ndryshe taksonomia hyn në fuqi. /DW

Tags: centrali atomikenergjia berthamoreenergjia e gjelber

TË LIDHURA

Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse
Bota

Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse

15:01 | 14/11/2025
U gjetën të vdekur brenda banesës, publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë
Bota

U gjetën të vdekur brenda banesës, publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë

14:58 | 14/11/2025
BE vendos taksë për pakot e vogla nga jashtë, hyn në fuqi në 2026-ën
Bota

BE vendos taksë për pakot e vogla nga jashtë, hyn në fuqi në 2026-ën

10:02 | 14/11/2025
Next Post
Braktisi Bashën, Floriana Garo flet për përplasjen me vjehrrën për Berishën

Braktisi Bashën, Floriana Garo flet për përplasjen me vjehrrën për Berishën

Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Një lexim i ndryshëm për disfatën e Vetëvendosjes

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

Thellohet përplasja me Berishën/VOA: Provë force e Bashës!







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën
Politikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Arjan Ndojën

by mirseda
16:24 | 14/11/2025
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar që SPAK të hetojë deputetin...

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

15:10 | 14/11/2025
Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

15:07 | 14/11/2025
Kombëtarja nis përgatitjet për Anglinë

Kombëtarja nis përgatitjet për Anglinë

15:04 | 14/11/2025
Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse

Rusia Gati për samitin Trump-Putin në Budapest,flet zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse

15:01 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com