E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Braktisi Bashën, Floriana Garo flet për përplasjen me vjehrrën për Berishën

Floriana Garo ju bashkua fushatës së zgjedhjeve të prillit, si zëdhënëse e Lulzim Bashës. Ish-prezantuesja e “Jo vetëm modë” la Gjenevën për t’u futur në politikë. Por pas zgjedhjeve ndodhi edhe ‘divorci’ me Bashën. Ajo nuk humbi kohë, por u hodh në krahët e Berishës, ku e zgjodhi si drejtoreshë të komunikimit të “Foltores”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Por si është raporti i saj me familjarët, dhe a e kanë mbështetur për këtë vendim? Pak javë më parë, vjehrra e moderatores së njohur, Lumturi Ratkoceri sulmoi ashpër ish-kryeministrin, ku e cilësonte si shkatërruesin e bazave të shtetit, ndërsa falenderonte SHBA që e shpalli ‘non grata’.

Nga ana tjetër, Floriana Garo thotë se me vjehrrën ka qëndrime të ndryshme, e ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e kanë mbështetur.

“Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Ai më mbështet mua, PD, ‘Foltoren’ 100%. Prindërit e mi edhe pse kanë dyshime, më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”, ka deklaruar ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...