Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

31-vjeçari që vrau ish-bashkëshorten, kishte mbështjellë armën me peshqir

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, W-Instant
31-vjeçari që vrau ish-bashkëshorten, kishte mbështjellë armën me peshqir

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij disa ditë më parë. Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa është shfaqur i rënduar nga ana psikologjike në sallën e gjyqit. Elton Metaj e kishte mbështjellë armën me peshqir, ndërsa e ka qëlluar Sabrinën sapo e ka parë.

Disa detaje të rënda janë publikuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për natën e së premtes kur ndodhi vrasja. Metaj ka hyrë brenda shtëpisë tre katëshe, dera e së cilës është në rrugën kryesore që lidh Fierin me fshatin Zhupan.

“Përballë shtëpisë ndodhet një arë me misër, dhe dyshohet se autori ka qëndruar i fshehur aty për disa orë, dhe kur janë larguar xhaxhai, vëllai dhe të gjithë burrat, ka hyrë nga dera kryesore, e cila ka qenë e hapur pasi kishte 30 minuta që ishte larguar i vëllai i Sabrinës.
Në korridor të banesës ka dalë kunata shtatzënë, e ka kërcënuar dhe atë. Më pas ka dalë nëna e Sabrinës që i ka kërkuar të largohet. Ai ka vazhduar të kërkojë Sabrinën, dhe kur 23-vjeçarja ka nisur të dalë, e ka qëlluar menjëherë. Trupi i saj është rrokullisur nga shkallët. Shenjat e plumbave janë dhe në katin e e dytë dhe të tretë të banesës. Vajza e vogël po flinte në katin e dytë me gjyshen”, raporton “BalkanWeb”.

Detajet e ngjarjes flasin për një krim me paramendim nga ana e 31-vjeçarit Elton Metaj, i cili ishte divorcuar prej një viti me Sabrina Bengaj, por nuk e pranonte këtë ndarje.

“E kishte mbështjellë armën me peshqir të madh, për të amortizuar zhurmën. Ka dalë nga banesa ku kishte lënë mjetin e tij të ndezur. 10-15 metër më tej, ka hedhur peshqirin dhe është larguar”.

31-vjeçari ka thënë se ishte gjatë gjithë kohës nën presionin e vjehrrit, ndaj mori armën dhe kreu krimin.

“Vjehrri më kërcënonte; më thoshte se do të më vriste. Armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”.

Vrasja ndodhi katër ditë më parë, në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje. Bengaj kishte urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti i saj, por dhe ky urdhër nuk e mbrojti nga ngjarja e rëndë.

Tags: Elton MetajGjykata e Fierit

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Rama i dhuron medalje për “Mirënjohje Publike” kancelares gjermane

Rama i dhuron medalje për "Mirënjohje Publike" kancelares gjermane

PD në kërkim të një pazari për reformën

Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?

Qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik

Qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com