Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Talebanët marrin kontrollin e Afganistanit, presidenti ‘arratiset’

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Talebanët marrin kontrollin e Afganistanit, presidenti ‘arratiset’

Paqja mbizotëronte në të gjithë Afganistanin të hënën, thanë zyrtarët talebanë, pasi militantët pushtuan kryeqytetin, ndërsa vendet perëndimore u përpoqën të evakuonin qytetarët e tyre nga një aeroport gjithnjë e më kaotik i Kabulit. Presidenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi, duke thënë se donte që të shmangte gjakderdhjen, ndërsa me qindra afganë të dëshpëruar kërkojnë të largohen. “Sot është një ditë e madhe për popullin afgan dhe muxhahedinët. Ata kanë qenë dëshmitarë të frytit të përpjekjeve dhe sakrificave të tyre për 20 vite”, tha Mohammad Naeem, zëdhënësi i zyrës politike të talebanëve, për Al Jazeera TV.

“Falë Zotit, lufta ka mbaruar në vend”

Talebanëve iu deshën vetëm disa javë që të merrnin pushtetin, ndërsa forcat qeveritare, të trajnuara dhe financuar prej vitesh nga Shtetet e Bashkuara kapitulluan direkt, në disa raste edhe pa luftuar fare. Al Jazeera transmetoi pamjet e komandantëve talebanë në pallatin presidencial, me dhjetëra luftëtarë të armatosur.

Naeem tha se forma e regjimit të ri në Afganistan, do të bëhej e qartë së shpejti, duke shtuar se talebanët nuk donin të jetonin të izoluar dhe bëri thirrje për marrëdhënie paqësore ndërkombëtare.

“Ne kemi arritur atë që po kërkonim, e cila është liria e vendit tonë dhe pavarësia e njerëzve tanë”, tha ai. “Ne nuk do të lejojmë askënd të përdorë tokat tona, për të synuar këdo dhe ne nuk duam të dëmtojmë të tjerët”.

Shumë afganë kanë frikë se talebanët do të kthehen në praktikat e ashpra të së kaluarës, në imponimin e ligjit fetar të sheriatit. Gjatë sundimit të tyre 1996-2001, gratë nuk mund të punonin, dhe u zbatuan dënime të tilla si vrasja me gurë, fshikullimi dhe varja.

Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se kishin marrë raporte se luftëtarët talebanë po ekzekutonin ushtarët qeveritarë të dorëzuar.

Një udhëheqës taleban i tha Reuters, se kryengritësit po rigrupoheshin nga provinca të ndryshme dhe do të prisnin deri sa forcat e huaja të largoheshin para se të krijonin një strukturë të re qeverisëse.

Udhëheqësi, i cili kërkoi anonimitet, tha se luftëtarët talebanë ishin “urdhëruar të lejojnë afganët të rifillojnë aktivitetet e përditshme dhe të mos bëjnë asgjë për të trembur civilët”.

Zyrtarët talebanë thanë se nuk kishin marrë asnjë raport për ndonjë përplasje kudo në vend: “Situata është paqësore”, tha një zyrtar.

“Talibanët kontrollonin 90% të ndërtesave shtetërore dhe luftëtarëve u ishte thënë të parandalonin çdo dëm”, tha zyrtari.

Militantët u përpoqën të projektonin një fytyrë më të moderuar, duke premtuar se do të respektonin të drejtat e grave dhe do të mbronin të huajt dhe afganët.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, bëri thirrje që talebanët të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe tha se bota po shikonte: “Do të jetë gjithçka për veprimet, jo për fjalët”.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se i gjithë personeli i ambasadës, përfshirë ambasadorin Ross Wilson, ishin transferuar në aeroportin e Kabulit, kryesisht me helikopter, për të pritur evakuimin dhe flamuri amerikan ishte ulur dhe hequr nga kompleksi i ambasadës.

Qindra afganë pushtuan pistat e aeroportit në errësirë, duke tërhequr bagazhet dhe duke kërcyer për një vend në një nga fluturimet e fundit tregtare që do të largoheshin para se forcat amerikane të merrnin kontrollin e trafikut ajror të dielën.

“Ky është aeroporti ynë, por ne po shohim diplomatët të evakuohen ndërsa presim në pasiguri të plotë”, tha Rakhshanda Jilali, një aktiviste e të drejtave të njeriut, që po përpiqej të shkonte në Pakistan.

Burimi i lajmit: REUTERS. Përshtatur nga: Tirana Today

Tags: AfganistanKabulPresidenti Ashraf Ghani

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

19:29 | 13/01/2026
Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë
Bota

Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë

17:48 | 13/01/2026
Next Post
Situata del jashtë kontrollit/ Ekzekutohen 5 persona në aeroportin e Kabulit

Situata del jashtë kontrollit/ Ekzekutohen 5 persona në aeroportin e Kabulit

Ndahet çifti i shumë komentuar i “Përputhen +40”

Ndahet çifti i shumë komentuar i "Përputhen +40"

Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Ardhja e afganëve në çorbën shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com