Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arratisja nga burgu ‘313’, nën hetim 6 gardianë e 3 të paraburgosur

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arratisja nga burgu ‘313’, nën hetim 6 gardianë e 3 të paraburgosur

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar izolimin prej 90 ditësh për të burgosurit, që tentuan të arratiseshin nga burgu 313, ngjarje e ndodhur të dielën e kaluar. Skema e mirëorganizuar u tentua që të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet. Për Arbër Çekaj, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen u kërkua masa shtesë arresti për “tentativë arratisje” dhe “goditje për shkak të detyrës”. Çepele akuzohet për bashkëpunim, pasi tërhoqi vëmendjen e gardianëve gjatë tentativës për arratisje, duke tentuar të priste damarët.

Plani i arratisjes

Të tre kanë thënë se skema nuk është bërë në bashkëpunim, ndërsa iniciativën për këtë plan e ka marrë Fatmir Pjetri, i cili u shpreh se nuk i kishte komunikuar planin dy të burgosurve të tjerë. Arbër Çekaj ka pretenduar se në orarin e ajrimit, kishte dalë për të marrë ajër e jo se donte të arratisej. Sipas tij, kur pa Fatmir Pjetrin duke u larguar, e ka ndjekur në mënyrë instiktive dhe se gjatë ngjarjes, nuk ka goditur asnjë polic.

Ndërkohë, Çepele doli përpara trupës gjykuese, duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në skemën e arratisjes, por ishte i rënduar psikologjikisht për arsye familjare dhe theksoi gjithashtu se para disa kohësh, i vranë dhe nipin, duke tentuar kështu vetëvrasjen. Ai ka shtuar po ashtu, se tentativa e vetëvrasjes ndodhi gjatë orës 14:00 dhe nuk kishte si të bënte pjesë në arrati, kur kjo e fundit ndodhi në orën 15:00.

Nga dosja e prokurorisë mësohet se 3 të paraburgosur të tjerë janë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Konkretisht, nën hetim nga Prokuroria për “Moskallëzim krimi”, janë Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica. Nën hetim janë vënë edhe 6 punonjës të policisë së burgjeve për “shpërdorim detyre”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me veprimin dhe mos veprimin nga ana e punonjësve të policisë Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Radion Maloku, Edmond Prenga, janë konstatuar elemente të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi ata nuk kanë ushtruar kontroll fizik dhe të mjeteve apo pajisjeve që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete. Konkretisht ai kishte çantën e kuqe, ku ndodhej litari dhe sendet e forta, atë të hekurit në itinerarin e ndjekur prej tij nga dhoma e tij deri në vendin që ka kërcyer nga taraca.

Tags: Arbër ÇekajFatmir PjetriLulzim Çepele

TË LIDHURA

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen
Aktualitet

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

11:05 | 15/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

09:44 | 15/10/2025
Next Post
Pranga 57-vjeçarit të rrezikshëm, mbante armatime në banesë

Mbante në banesë dy ar*ë e municion luftarak, pranga 30-vjeçarit të rrezikshëm

“Kërkoj falje, nuk bëmë aq sa duhej”, Mitsotakis në konferencë për zjarret

"Kërkoj falje, nuk bëmë aq sa duhej", Mitsotakis në konferencë për zjarret

“Ruaje nusen nga Bregoviçi!”

“Ruaje nusen nga Bregoviçi!”







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen
Aktualitet

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

by mirseda
11:05 | 15/10/2025
0

Kërkesa: Në mbështetje të Dekretit të Presidentit nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve...

Von Der Leyen sot në Kosovë, takohet me Kurtin në Parlament, jo në zyrën e Kryeministrit

Von Der Leyen sot në Kosovë, takohet me Kurtin në Parlament, jo në zyrën e Kryeministrit

10:54 | 15/10/2025
Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

09:44 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com