Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lukashenko, i gatshëm të ftojë trupat ruse në rast nevoje

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lukashenko, i gatshëm të ftojë trupat ruse në rast nevoje

Presidenti autoritar i Bjellorusisë tha të premten se është i gatshëm të ftojë trupat ruse në vend nëse do të ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë dhe Rusisë.

Por, Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko shtoi se për momentin “nuk ka nevojë” për një gjë të tillë.

Në komentet e tij për agjencinë shtetërore të lajmeve Belta, Lukashenko theksoi se ai ishte përballur me protestat anti-qeveritare të vitit të kaluar pa angazhuar forcat e armatosura të vendeve të tjera, por shtoi se nuk do të hezitonte të sillte trupa ruse nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Belta, Lukashenko tha se Bjellorusia është në gjendje të dislokojë shpejt 500,000 trupat e saj, por “nëse ato nuk janë të mjaftueshme, të gjitha forcat e armatosura ruse do të sillen në vend. Nëse kjo do të jetë e nevojshme, ne nuk do të hezitojmë.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Moska nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Bjellorusia për të dislokuar trupa dhe se kjo “është e mundur vetëm pas një kërkese zyrtare nga udhëheqja e një vendi drejtuar udhëheqjes së vendit tonë”.

Rusia dhe Bjellorusia kanë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Dy stacione radarësh rusë që komunikojnë me nëndetëset bërthamore në oqeanin Atlantik dhe Indian dhe pjesë të Paqësorit janë të vendosura në Bjellorusi. Në shtator, dy vendet ish-sovjetike kanë planifikuar të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë.

Deri kohët e fundit, qeveria e zotit Lukashenkos kishte rezistuar përpjekjet e Moskës për të zgjeruar praninë ushtarake në Bjellorusi dhe kishte refuzuar kërkesat për hapjen e një baze ajrore dhe dislokimin e trupave shtesë në vend.

Por pas krizës politike që shpërtheu në Bjellorusi dhe që u shoqëruar me protesta të mëdha pas rizgjedhjes së Lukashenkos për një mandat të gjashtë në gusht të vitit 2020, Rusia i premtoi mbështetje ushtarake fqinjit të saj dhe një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për ekonominë e rënuar të Bjellorusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të shumta që kanë vënë në shënjestër udhëheqjen bjelloruse dhe sektorët kryesorë të ekonomisë së saj pas protestave kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Analisti politik bjellorus Valery Karbalevich tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se deklaratat e Lukashenkos të premten ishin një përpjekje e qartë për të trembur Perëndimin.

“Për herë të parë, ai kërcënoi me vendosjen e trupave ruse në Bjellorusi. Megjithatë, Kremlini nuk po nxiton të mbështesë këto nisma”, tha zoti Karbalevich.

Lukashenko ka akuzuar Perëndimin për përpjekjen për të orkestruar një revolucion në vendin që ai ka qeverisur me një dorë të hekurt për dekada të tëra dhe për komplotimin e një grushti shteti, duke përfshirë presionin ndaj Bjellorusisë me sanksione. Rivalja e tij në zgjedhje u arratis në Lituani dhe zyrtarët lituanezë thonë se autoritetet në Bjellorusi tani po ngarkojnë kufirin e Lituanisë me emigrantë për ta vënë këtë vend të BE-së nën presion.

Sipas qendrës së të drejtave të njeriut, Viasna, autoritetet bjelloruse javët e fundit kanë rritur presionin kundër organizatave joqeveritare dhe mediave të pavarura, duke kryer më shumë se 200 bastisje në zyra dhe apartamente të aktivistëve dhe gazetarëve vetëm këtë muaj.

Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se bastisjet dhe ndalimet që kishin në shënjestër gazetarët vazhduan të premten në Minsk dhe qytete të tjera. Në fillim të kësaj jave, autoritetet shpallën kanalin televiziv Belsat, të financuar nga palakët, një grup ekstremist.

Gjithsej 28 gazetarë bjellorusë mbeten në paraburgim, në pritje të gjykimit ose po vuajnë dënime me burg. Shoqatat e gazetarëve të enjten kërkuan që autoritetet të ofrojnë kujdes urgjent spitalor për një gazetar të njohur, i ndodhet në paraburgim./VOA

Tags: aleksander lukashenkobjellorusiushtria ruse

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
OBSH: Covid-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

OBSH: Covid-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Polarizohet zhvillimi i rajoneve, varfërohet Veriu, “pasurohet” Tirana e qendra

Polarizohet zhvillimi i rajoneve, varfërohet Veriu, “pasurohet” Tirana e qendra

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

by mirseda
12:34 | 28/07/2025
0

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e...

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com