E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

OBSH: Covid-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan, shkruan REL.

Drejtori i OBSH-së. Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se “deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar- dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet”.

Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

“Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë do ta ndalin virusin”, distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë.

“Këto po e ndalin variantin Delta, sidomos kur ia shton vaksinën. Por, kemi nevojë të punojmë më shumë”, tha ai.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...