Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raporti i CDC-së: Varianti Delta mund të përhapet aq lehtë sa lija e dhenëve

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Sipas gazetave The Washington Post dhe The New York Times, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të bëjnë publik të premten një dokument të brendshëm të agjencisë lidhur me variantin Delta të koronavirusit ku thuhet se ai mund të përhapet po “aq lehtë sa lija e dhenve”, nga persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Gazetat njoftuan se dokumenti është një prezantim që u është shpërndarë zyrtarëve të CDC-së. Prezantimi detajon vështirësitë që agjencia ka hasur për të bindur disa komunitete që të vaksinohen dhe të mbajnë maska.

Zyrtarët e CDC-së këshillohen që të përcjellin mesazhe publike që “theksojnë se vaksinimi është mbrojtja më të mirë kundër një varianti aq ngjitës, që vepron pothuajse si një lloj i veçantë koronavirusi , duke kaluar nga një individ tek tjetri më shpejt se Ebola ose ftohja e zakonshme”.

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit federalë duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska.

“Çdo punonjësi të qeverisë federale do t’i kërkohet të dëshmojë statusin e vaksinimit,” tha Presidenti Biden të enjten në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë. “Atyre që nuk e dëshmojnë këtë ose nuk janë të vaksinuar do t’u kërkohet të venë maskën, pavarësisht se ku punojnë, të testohen një ose dy herë në javë për të parë nëse kanë marrë COVID-in, të ruajnë distancën fizike dhe në përgjithësi nuk do të lejohen të udhëtojnë për punë”.

Qeveria federale punëson më shumë se 4 milionë amerikanë, duke përfshirë mbi 2 milionë si fuqi punëtore federale civile, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Të njëjtat standarde do të zbatohen për kontraktorët federalë, shtoi presidenti Biden.

Në Filipine, Presidenti Rodrigo Duterte njoftoi masat e bllokimit të premten për rajonin e kryeqytetit Manila, me 13 milionë njerëz. Lëvizja bëhet për të frenuar përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Bllokimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga 6 gushti dhe do të zgjasë deri më 20 gusht.

Sipas gazetës të përditshme japoneze Asahi Shimbun qytetet fqinje me Tokion po vendosen në gjendje të jashtëzakonshme nga 2-31 gushti. Tokio, ku aktualisht po mbahen Lojërat Olimpike, dhe Okinawa tashmë janë vendosur në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Saitama, Chiba, Kanagawa dhe Osaka janë prefekturat e reja që u imponohet gjendja e jashtëzakonshme.

Japonia ka raportuar një numër rekord të rasteve të përditshme me COVID pasi vendi mirëpriti Lojërat Olimpike në Tokio.

Gazeta Asahi Shimbun njoftoi të enjten vonë se Japonia kishte më shumë se 10,000 raste ditore të koronavirusit, hera e parë që numërimi ditor i vendit ka tejkaluar 10,000. Tokio kishte 3,865 infeksione, nga 3,177 që raportoi një dite më parë. Gazeta njoftoi gjithashtu se 24 persona të lidhur me Lojërat Olimpike testuan pozitivë për COVID-19, përfshirë tre atletë, duke e çuar totalin në 193 persona të lidhur me Lojërat që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Zyrtarët e OBSH-së janë të shqetësuar se 47 nga 54 vendet e Afrikës do të humbasin objektivin e shtatorit për të vaksinuar 10% të popullsisë së tyre, një synim i vendosur në fillim të këtij viti nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, organi më i lartë në botë që përcakton politikat shëndetësore. Afrika ka administruar më pak se 1% të më shumë se 4 miliardë dozave të vaksinave të administruara në nivel global.

Shumë vende të Amerikës Latine gjithashtu kanë mbetur prapa. Ky rajon, së bashku me Karaibet, ka patur 1.25 milionë vdekje të lidhura me COVID-19 dhe po përpiqet të sigurojë vaksinat e nevojshme nga ato vende. Ndërsa Argjentina, Brazili dhe Uruguai kanë vaksinuar rreth 50% të popullsisë së tyre, shumica e vendeve të tjera kanë arritur të vaksinojnë vetëm rreth 30% – me Hondurasin, Guatemalën dhe Venezuelën që kanë vaksinuar më pak se 10% të popullësisë.

Shtetet e Bashkuara dërguan miliona doza vaksinash në Amerikën Latine në fillim të këtij muaji si pjesë e angazhimit të Presidentit Biden për t’i dhënë fund pandemisë në të gjithë globin. Sipas Shtëpisë së Bardhë janë dërguar jë milion doza të vaksinës Johnson & Johnson në Bolivi, një milion doza të Pfizer-it në Paraguaj dhe 1.5 milion doza të Modernës në Guatemalë.

Në mbarë globin, vetëm 1.1% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Qendra Johns Hopkins raportoi 196,634,210 infeksione globale me COVID të premten herët./VOA

Tags: cdcSHBAvarianti delta

TË LIDHURA

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht
Bota

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër
Bota

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju
Bota

Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

12:07 | 23/09/2025
Next Post
Ora e re policore ndryshon kalendarin e Superligës, ja kur do luhen ndeshjet

Zbardhet kalendari i plotë i Superiores/ Ja kur luhen derbet e kryeqytetit

Kamberi ia thotë Vuçiçit në sy: Keni vrarë popullsinë shqiptare në Kosovë

'Ballkani i Hapur'/ Kamberi: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Rrahja e gjyqtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Autorët i pret burgu!

Hidhet shorti, zbulohet kalendari i Kategorisë së Parë për edicionin 2021/22

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com