jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Në Dragobi, vendimin e Gjykatës së Lartë për HEC-et e merr lumi

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Në Dragobi, vendimin e Gjykatës së Lartë për HEC-et e merr lumi

Makineritë e rënda dhe punëtorët e hekurit të kompanisë “Gener 2” po i japin dorën e fundit punimeve në dy hidrocentralet e kundërshtuara ashpër mbi lumin Valbonë, ndonëse Gjykata e Lartë vendosi një javë më parë pezullimin e tyre.

Në qendrën e kantierit në Dragobi, punëtorët vazhdonin të patrazuar punën të martën më 27 korrik, ndërsa automjetet e tonazhit të rëndë ngrejnë re të dendura pluhuri teksa transportojnë materiale të ndryshme drejt digës.

Banorë të Dragobisë i thanë BIRN se punimet vazhdojnë edhe në tunelin e Çeremit dhe se ata kanë pak shpresë se vendimi do ta ndryshojë situatën në terren.

“Deri tani asgjë. Furgoni i linjës me punëtorë ka shkuar në kantier. Deri sa të shoh policinë që të vendosë shiritat e bllokimit, unë nuk besoj,” tha Shkëlzen Metalia, banor i fshatit Dragobi dhe një ndër aktivistët kundër ndërtimit të HEC-eve.

Pas një beteje 6-vjeçare kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, banorët e zonës korrën një fitore të vonuar më 21 korrik, kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi si masë sigurie pezullimin e kontratës së koncesionit për HEC Dragobia dhe Çeremi.

Vendimi u mor 5 vjet pas dorëzimit të padisë nga një grup banorësh dhe shoqata “Toka” –kohë kjo e mjaftueshme për ndërtimin e HEC-eve dhe nisjen e prodhimit të energjisë nga njëri prej tyre.

Vendimi i Gjykatës së Lartë kundërshtohet nga përfaqësuesit e kompanisë koncesionare, të cilët i thanë BIRN se do të vazhdojnë punën.

“Vendimi do të kundërshtohet. Ne do vazhdojmë punën,” tha sfidues Bajram Bashukaj, që u prezantua si financier i kompanisë “Gener 2” në zonën e Valbonës. “Kemi tre muaj që shesim energji dhe për këtë disponojmë të gjitha faturat,” shtoi ai.

Fatura e drejtësisë së vonuar

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe gëzon mbrojtje të veçantë ligjore. Por pavarësisht statusit të mbrojtjes, qeveria shqiptare ka firmosur ndërtimin me koncesion të dy HEC-eve në Valbonë, duke nxitur një betejë 6-vjeçare të banorëve të zonës dhe një seri padish gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ishte i vetmi që pezulloi punimet si masë paraprake, deri në shqyrtimin e themelit të çështjes. Në qershor 2018, Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën e protestuesve për pezullim të punimeve. Por në një vendim të paprecedentë, pezullimi u rrëzua nga Gjykata e Faktit të Tropojës.

Ibrahim Demiri, banor i Dragobisë dhe mësues në pension i tha BIRN se punimet intensive për ndërtimin e HEC-eve i kishin dhënë tashmë efektet negative mbi mjedisin.

“Në Valbonë si pasojë e ndërtimit të HEC-eve është shkatërruar flora, fauna dhe ekosistemi. Lumi Valbonë ka qenë lumi më i pastër thuajse në botë. Tani nuk është më,” tha me keqardhje  Demiri, duke iu referuar inerteve të hedhura në lumë.

Aktivisti Metalia është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së mbrojtjes së Valbonës, ndërsa pranon se banorët janë tashmë më të përçarë se 6 vjet më parë. Metalia i tha gjithashtu BIRN se personalisht kishte pasur përndjekje dhe oferta për të hequr dorë nga protesta.

“Mënyra se si kanë hyrë firmat ndërtuese në katundin tonë Dragobi është e poshtër. Në mënyrë mafioze ka hyrë firma në katund, me emra  të vdekurish,” tha Metalia, duke iu referuar pretendimeve për falsifikimin e firmave.

“Jam thirrë pesë herë në polici. Unë do flas gjithnjë, më kanë lutë të mos flas. Më kanë ofruar edhe para,” shtoi ai.

Alfred Selimaj është ndër të paktët operatorë turistikë në Valbonë që u është bashkuar aktivistëve dhe banorëve të Dragobisë e Luginës së Valbonës në mbrojtje të lumit. Ndonëse është dyshues për efektin e vendimit të Gjykatës së Lartë, ai shpreson që së paku kjo do të ndërgjegjësojë mbrojtjen e mjedisit në zona të tjera të vendit.

“Valbona është për turizëm, jo për HEC-e . Prioritet numër një është turizmi,” ankohet Selimaj.

Njësoj si Metalia, edhe Selimaj thotë se është bërë objekt i presioneve, por nuk është tërhequr.

“Më kanë bërë presion përmes INUK, AKU-së. I kam paditur në gjykatë. Disa çështje i kam fituar, disa i kam në proces,”, tha Selimaj, pronar i  kompleksit turistik  “Rilindja”.

Bajram Bashukaj, punonjës i kompanisë “Gener 2” i relativizon ankesat e banorëve, ndërsa thotë se derdhja e ujërave të zeza e dëmton lumin shumë më tepër sesa HEC-et.

Ai shtoi gjithashtu se kompania ka punësuar dhjetra banorë të zonës së Tropojës gjatë fazës së ndërtimeve dhe se anulimi i koncesionit do të ishte një faturë e rëndë për shqiptarët.

“Po përmend vetëm dy zëra kryesorë punimesh, pa pasur nevojë të them të tjerat.  Janë shtrirë rreth 8 mijë metër kabëll elektrik. Janë hapur  5200 metër  tunel,” tha Bashukaj për BIRN.

“Nëse një gjë e tillë ndodh [anulimi], kjo do ishte një faturë e rëndë për shqiptarët, madje më e rëndë se ajo me Francesco Becchetin,” përfundoi ai./BIRN

Tags: drragpbiHECvendim

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë

‘Sirenat’ që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

Meta publikon pamjet: Dhuna e policisë ndaj gazetarëve, rast i përsëritur

Profesori amerikan: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com